Shtimja ofron shkollë verore për talentet e rinj

Kosova

Shtimja ofron shkollë verore për talentet e rinj

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 09:47

Komuna e Shtimes ka organizuar për herë të parë në Kosovë, një shkollë verore publike në të cilën po i vijojnë mësimet rreth 80 nxënës me talent dhe prirje të veçanta.

Shkolla verore “Bleta” e cila ka për synim nxjerrjen e talenteve të rinj të ciklit të mesëm të ulët shkollorë, po ofron ligjërata nga ligjërues vendor dhe ndërkombëtarë në fusha të ndryshme. Kjo shkollë është organizuar në partneritet me Qendrën për aftësim profesional (QAP).

Fëmijët po mësojnë lëndët, Gjuhë Shqipe, Gjuhë Angleze, Matematikë dhe Art Figurativ. Pikturat e këtyre fëmijëve ngjasonin me ato të piktorëve të famshëm. Ata me të vërtet kishin talente të veçanta, kurse, mënyra e mësimit ngjasonte në ato evropiane.

Me mbi 80 llap-top në klasën model, këta nxënës mësonin për teknologjinë dhe shkencën. Ndërsa në anën tjetër në klasën e punës kishte piktura të cilat dukeshin aq origjinale sa të tjerët mahniteshin me punën e këtyre fëmijëve.

Drejtori për Arsim në komunën e Shtimes, Hajrullah Ademaj, tha për KosovaPress se kjo është shkolla e par ë verore e sektorit publik e organizuar në Shtime. Ai theksoi se Shtimja ka talent në fusha të ndryshme, prandaj po mundohen t’i ofrojnë kushtet meritore që të mund të shprehin talentet e tyre për fushat përkatëse.

“Unë besoj që përfitimi që do ta kenë këta nxënës do të jetë shumë i madh, për shkak që vetë përzgjedhja e mësimdhënësve që ligjërojnë në këtë shkollë verore, janë përzgjedhur nga ana e drejtorisë dhe kanë performancë të lartë në fushat përkatëse.” , tha Ademaj.

Nxënësit ndiheshin shumë të kënaqur sepse në këtë shkollë iu ofrohej më shumë mësim se në shkollat e tyre që vijonin mësimet.

Nxënësja Diarta Zeqiri tha për kp se është shumë e lumtur sepse këtu po iu kushtohet një kujdes i veçantë, duke iu ofruar njohur i të përgjithshme, të cilat po i ndihmojnë që të orientohen më lehtë në karrierën e tyre.

“Unë jam gëzuar shumë që jam përzgjedhur si talente për të ndjekur mësimet në këtë shkollë dhe këtu po mësojmë shumë gjera, pra po mësojmë të reja që nuk i kemi mësuar në shkollat tona dhe po kalojmë shumë mirë” , tha Zeqiri.

Ndërsa, Elton Xhelili tha se kjo shkollë është një mundësi shumë e mirë për të shfaqur prirjet e tyre.

“Më pëlqen shumë angazhimi i nxënësve dhe përqendrimi i mësuesve. Mësuesit janë shumë të përqendruar ndaj nesh”, tha Xhelili.

Në këtë shkollë ka ligjërues nga fusha të ndryshme, nga poetë, profesorët e universiteteve ndërkombëtare e deri te njerëzit e biznesit, të cilët kanë rrëfyer para këtyre nxënësve, duke iu treguar se si janë orientuar në karrierën e tyre.

Ligjërues kishte nga Finlanda, biznesmen të njohur vendor, prozator dhe poet nga Shqipëria, dhe tani janë në pritje të një ligjëruesi nga Australia.

Përveç punës së tyre dhe mësimit, në këtë shkollë nuk mungojnë as aktivitetet sportive me të cilat argëtohen këta nxënës. Ata kishin edhe një animator sportiv, i cili kishte për qëllim relaksimin dhe argëtimin e këtyrenxënësve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat