Haradinaj: Krimi dhe korrupsioni problem, jo Specialja

Kosova

Haradinaj: Krimi dhe korrupsioni problem, jo Specialja

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 08:05

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, e ka konsideruar të pakuptimtë riprocedimin për votim në Kuvendin e Kosovës të amendamenteve kushtetuese që i hapin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.

Kuvendi tashmë ka vendosur për këtë çështje, prandaj Haradinaj vlerëson se tani institucionet e Kosovës duhet të punojnë për ta themeluar një gjykatë vendore për krime lufte, e cila nuk do të ishte selektive dhe që do t’i gjykonte të gjitha krimet e kryera gjatë luftës.

Këto deklarata kreu i AAK-së i ka thënë në intervistën të dhënë “Zëri”, ku ka mohuar mundësinë që partia, që ai drejton, ta kundërshtojë këtë Specialen edhe në format radikale.

Haradinaj tha se qëndrimi kundër Speciales nuk ka të bëjë me çështjet subjektive, por tha se veprimi është politik dhe lidhet kryekëput për çështjen e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat