Vazhdon seanca e Kuvendit

Kosova

Vazhdon seanca e Kuvendit

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 07:06

Kuvendi i Kosovës edhe sot do të mbajë seancë të rregullt plenare.

Seanca e sotshme është vazhdim i seancës së djeshme ku janë marrë disa vendime ndërsa për sot ka mbetur të diskutohet shqyrtimi dytë i Projektligjit për letërnjoftim, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për patenta si dhe shqyrtimi i vendimit të qeverisë për propozimin e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës.

Dje ndërkaq është miratuar projektligji për digjitalizimin e transmetimeve radiodifuzive tokësore si dhe janë zgjedhur anëtarët e rinj të Bordit të RTK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat