Qeveria riprocedon për në Kuvend Gjykatën Speciale

Kosova

Qeveria riprocedon për në Kuvend Gjykatën Speciale

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 07:03

(E plotësuar) Qeveria e Kosovës ka riproceduar në Kuvendin e Kosovës ndryshimet kushtetuese që i hapin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale. Riprocedimi u tha se nuk pengohet me kushtetutë dhe rregulloren e Kuvendit, ndërsa votimi do të hapte rrugë drejt anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

Ky riprocedim sipas kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, po ndodh për të përmbushur detyrimet që qeveria i ka marrë me ligji më 23 prill 2014, i shpallur me dekretin e Republikës së Kosovës.

Gjatë kësaj mbledhje, kreu i Qeverisë, Isa Mustafa shpjegoi rrjedhjen e kësaj çështje dhe votimin për herë të parë në Kuvendin e Kosovës e cila nuk mori votat e mjaftueshme.

“Janë zhvilluar takime me deputetë dhe grupe parlamentare në të cilat është biseduar lidhur me nevojën e aprovimit të ndryshimit kushtetuese të cilat do të mundësojnë themelimin e dhomave të specializuara dhe zyrës së prokurorit special. Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe rregullorja e punës së Kuvendit nuk e kufizojnë mundësin që qeveria ta riprocedoj të njëjtat amen damente në Kuvendin e Republikë së Kosovës. Prandaj, konsideroj që ne nuk e kemi asnjë pengesë kushtetuese që amendamentet të cilat janë aprovuar njëherë në qeveri ta riprocedojmë në Kuvend me kërkesë që kuvendi t’i shqyrtoj edhe një herë dhe të marrë vendim për aprovimin e tyre duke pasur parasysh rëndësinë shumë të madhe për vendin që ka aprovimi i këtyre amendamenteve”, tha Mustafa.

Ai po ashtu tha aprovimi i amendamentit është në dobi të vendit dhe se riporcedimi i saj e ruan sovranitetin e Kosovës. Po ashtu, i pari i qeverisë pret që këto ndryshme kushtetuese të përkrahen nga të gjithë deputetët pa përjashtuar edhe opozitës. Ai po ashtu në fund tha që pret sa më parë që kuvendi ta procedoj në seancë.

Kurse, zëvendëskryeministri dhe njëherit ministri i Punëve të Jashtme Hashim Thaçi, e ka arsyetuar riprocedimin e këtyre amendamenteve.

Thaçi e quan të rëndësishme themelimin e kësaj Gjykate për të ardhmen e Kosovës.

“Çështje shumë e rëndësishme për qeverinë por edhe gjitha institucionet e Republikës së Kosovës që të riprocedojmë këtë çështje të rëndësishme, themelimin e Gjykatës Speciale. Besoj që është e rëndësishme edhe për të kaluarën, edhe për të sotmen por mbi të gjitha për të ardhmen e shtetit të Kosovës. E kemi marrë obligim si institucion para bashkësisë ndërkombëtare në një proces të një bashkëpunimi të ngushtë të një transparence të plotë. Por edhe një bashkëpërgjegjësie mund të themi lirishtë dhe letër këmbimet që kanë ndodhur duke u bazuar në vendimet e Republikës së Kosovës dhe letërkëmbimet mes Presidentes dhe autoriteteve të Bashkimit Evropian janë edhe një përgjegjësi e re q ë dalim para institucioneve tona. Mendoj kjo çështje është ajo që duhet të largoj ndasitë politike, përkundrazi është një përgjegjësi e përbashkët shtetërore dhe duhet të shndërrohet në një rrethanë të favorshme për të ardhmen e euroatlantike të Kosovës”, tha Thaçi gjatë mbledhjes së Qeverisë.

Po ashtu , zëvendëskryeministri Thaçi tha se është optimist që deputetët do të votojnë pa hezitim amendamentin kushtetues.

”Mbes me shpresë dhe optimizëm, besim të plotë që edhe deputetët kësaj rradhe do të votojnë pa ndonjë hezitim dhe të përmbyllim edhe këtë sfidë apo bashkëpërgjegjësi të politikës dhe institucioneve të Republikës së Kosovës”, tha Thaçi.

Ai po ashtu tha se pasi të përfundoj edhe ky obligim, Kosovës d o t’i hapet rruga për liberalizimin e vizave, anëtarësimin në Këshillin e Evropës, Interpol, UNESKO, e të tjera.

Pas marrjes së vendimit për dërgimin e riprocedurimit të speciales në Kuvend, u bë edhe shqyrtimi i propozimvendimit për propozim të anëtarëve të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.

Si anëtarë të këtij komisioni u propozuan Safet Hoxha, Sami Uka dhe Ergin Kala. Me këtë rast, kryeministri Mustafa, i propozoi Kuvendit që në seancën e cila do të mbahet sot ta shqyrtoj këtë propozim, në mënyrë që të mos krijohet një vakum i Komisionit Rregullativ.

Fillon mbledhja e Qeverisë, miratohet shqyrtimi i riporcedimit të Speciales

Qeveria fillon mbledhjen e saj duke miratuar rendin e ditës, ku është paraparë edhe riprocedimi i ndryshimeve kushtetuese që i hapin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.

Ndërkohë, opozita ka thënë se Gjykata nuk do të duhej të riporcedohej fare në Kuvend.

​Qeveria riprocedon sot Specialen

Qeveria e Kosovës sot në mëngjes do të mbajë mbledhjen e rregullt ku pritet që kabineti qeveritar të shqyrtojë dhe riprocedojë në Kuvendin e Kosovës propozim-amendamentet kushtetuese që kanë të bëjnë me formimin e Dhomave të Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar si dhe Projektligjin për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të Personave të Akuzuar.

“Riprocedimi në Kuvend, si dhe miratimi i këtyre amendamenteve kushtetuese nga ana e Kuvendit, është një hap me rëndësi të posaçme për Republikën e Kosovës në procesin e përmbushjes së obligimeve që shteti i Kosovës ka marrë ndaj partnerëve ndërkombëtarë me rastin e aprovimit në Kuvend, me dy të tretat e votave të deputetëve, të letërkëmbimit të Presidentes Jahjaga me Baroneshën Ashton, vitin e kaluar”, është thënë në komunikatën lëshuar dje nga zyra e Kryeministrit Isa Mustafa.

Në këtë komunikatë thuhet se përmbushja e obligimeve ndërkombëtare nga ana e Republikës së Kosovës në këtë drejtim, në asnjë mënyrë nuk e konteston luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe nuk do të cenojë vlerat e luftës së popullit të Kosovës.

“Përmbushja e këtij obligimi nga institucionet e Kosovës, do të jetë në shërbim të zbardhjes së drejtësisë pà «r dyshimet individuale që mund të lidhen me këtë proces dhe do të jetë një hap i rëndësisë së posaçme për proceset integruese euroatlantike, si dhe në shërbim të plotë të fuqizimit të mëtejshëm të partneritetit strategjik të Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me Bashkimin Evropian”, thuhet në komunikatë.

Lexo poashtu: Qeveria e Kosovës, mbledhje të premten për Specialen. Mbrojtje falas të akuzuarve

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat