​Lëvizja Vatra: Qeveritë harruan fondin për Luginën

Kosova

​Lëvizja Vatra: Qeveritë harruan fondin për Luginën

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 23:08

Lëvizja “Vatra” nëpërmjet një komunikate ka kritikuar dy qeveritë atë të Kosovës dhe të Shqipërisë se e kanë harruar Fondin për Luginën dhe nuk kanë zbatuar pikat nga rezoluta që është mirtaruar në Kuvendin e Kosovës.

“Nga miratimi i rezolutës gjer tani ka pasur vetëm një shkëndijë në këtë drejtim ku qeveria e Kosovës në vitin 2014 ndau vetëm 100 mijë euro për këtë fond zhvillimor që u krijua në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë, ky fond nuk u bë fond përhershëm ashtu siç u kërkua në rezolutë por mbeti vetëm Ad-hoc dhe kjo shumë aq e vogël sa u dha nga dy qeveritë e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë u përdor dhe si adut tallës nga kryeministri Vuqiq gjate vizitës ne Preshevës ku tha: ‘ se ata të juajt nuk po ju ndigjojnë fare’”, thuhet në komunikatën e “Vatrës”.

Sipas kësaj Lëvizjeje nevojat e qytetareve të Luginës janë shume të mëdha, duke ditur diskriminim që po i bën regjimi i Serbisë tri komunave asaj të Bujanocit,Preshevës, dhe Medvegjës në ndarjet buxhetore duke i ndarë vetëm një shumë simbolike sa për të thëne në sytë e opinionit se “ja e dhe këtyre komunave ne i ndajmë buxhet” ka bërë që nevoja për investime nga Kosova dhe Shqipëria të jetë shumë e mirëseardhur dhe shumë jetike për këta banorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat