Shefi i shefave zgjedh anëtarët e Bordit të RTK-së

Kosova

Shefi i shefave zgjedh anëtarët e Bordit të RTK-së

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 19:20

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së sot ka qenë tejet i angazhuar gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës.

Adem Grabovcit i ka dalë më shumë punë se sa në seancat tjera, sidomos kur duhej të votoheshin anëtarët e rinj të Bordit të RTK-së.

Para se të hidheshin në votim emrat e dhjetë kandidatëve që janë përzgjedhur nga Komisioni ad-hoc në Kuvendin e Kosovës, Grabovci ka shkuar tek secili deputet duke ia rrumbullakësuar me laps emrat e anëtarëve që duhej të votoheshin.

Kamera e KosovaPress-it ka filmuar deputetin Grabovci teksa u tregonte deputetëve se për kënd duhet votuar. E ky angazhim i Grabovcit doli të jetë i suksesshëm.

Deputetët e dëgjuan shefin e shefave dhe votuan emrat e preferuar të Grabovcit, Lirim Geci, Hisen Berisha, Ismet Bexheti dhe Mimoza Hasani.

Këta katër kandidatë kanë fituar votat e deputetëve për anëtarë të Bordit të RTK-së.

Angazhim të njëjtë sikur të Grabovcit e kreu edhe deputetja e PDK-së Xhevahire Izmaku e cila njëkohësisht ka qenà « edhe kryetare e Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të RTK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat