Pacolli impresionohet me vizitën e Obamas në Afrikë

Kosova

Pacolli impresionohet me vizitën e Obamas në Afrikë

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 14:19

Ish presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, në profilin e tij në facebook ka shkruar për vizitën e presidentit amerikan Barack Obama në vendin e paraardhësve të tij, në Afrikë.

“Po e ndjeki me vëmendje vizitën e Presidentit Obama në kontinentin afrikan. Si dikush që për interes të njohjeve të Kosovës, të thellimit të marrëdhënieve me vendet afrikane, kam vizituar shumicën e tyre, jam me të vërtetë i impresionuar prej kësaj vizite historike”, ka shkruar Pacolli.

Ai ka thënë se kjo vizitë do të shkojë edhe në të mirë të shtetit të Kosovës.

“Kjo vizitë nuk do të shkojë pa lënë gjurmë afatgjata. Me siguri në Afrikë nesër do të jetë më lehtë për të gjithë, pra edhe për Kosovën, që të gjejë njohjen e shtetësisë së saj dhe të zhvillojë marrëdhënie ekonomike me shtetet afrikane”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat