Veseli: Mos e derdhni qumështin në rrugë, silleni në Kuvend

Kosova

Veseli: Mos e derdhni qumështin në rrugë, silleni në Kuvend

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 13:28

Në fjalën e saj, kur deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi po fliste për problemet me të cilat po përballen qumshtarët e Kosovës, i është kundërpërgjigjur kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili i tha se qumshtarët më mirë ta sjellin qumështin te deputetët në Kuvend e mos ta derdhin në rrugë.

“Me zemër bashkëndjej me qumështarët për problemet e tyre”, ishin fjalët e Kadaj-Bujupit.

“Mos e derdhni qumështin në rrugë, por sjellne në Kuvend te deputetët”, ia kthehu Veseli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat