​EC Ma Ndryshe kërkon që komuna e Prizrenit të forcoj kontrollet e lejeve ndërtimore

Kosova

​EC Ma Ndryshe kërkon që komuna e Prizrenit të forcoj kontrollet e lejeve ndërtimore

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 12:51

Në kuadër të projektit për monitorimin e zhvillimeve në sektorin e urbanizmit të Prizrenit, EC Ma Ndryshe ka shqyrtuar çështjen e lejeve të ndërtimit që lëshohen nga Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, pasi që kjo temë është theksuar në kuadër të gjeturave të Raportit të Auditorit për vitin 2014.

Zyra e Auditorit të Përgjithshëm ka konstatuar se në një numër të konsiderueshëm të kërkesave të aprovuara për leje të ndërtimit dokumentacionet nuk kanë qenë të plotësuara, ndërkohë që edhe ata që janë pajis me leje nuk i janë përmbajtur kritereve urbanistike, derisa Komuna nuk ka marrë veprime ndaluese në këtë drejtim.

“Një prej burimeve kryesore të hyrave vetjake është ai nga lejet e ndërtimit. Të hyrat e komunës për leje ndërtimi në vitin 2014 ishin 593,643 euro. Rishikimi ynë ka identifikuar që nga 784 kërkesa të bëra gjatë vitit, vetëm 502 prej tyre ishin aprovuar, dokumentacioni i kërkuar nuk është plotësuar. Ne kemi vërejtur që edhe ata të cilët janë pajisur me leje ndërtimi, nuk i përmbahen kritereve të përcaktuara nga urbanizmi. Për më tepër, Komuna nuk ka ndërmarrë masa adekuate për ndalimin e kësaj praktike”, shkruan në rap ort.

Sipas Auditorit, Komuna nuk ka arritur të vendos kontrolle efektive dhe monitorim të duhur gjatë trajtimit të rasteve të ndërtimit. Numri i ulët i trajtimit të aplikacioneve për leje ndërtimi ka ndikim direkt në uljen e të hyrave potenciale nga ky burim dhe në shtimin e rrezikut për ngritje të numrit të ndërtimeve ilegale. Në anën tjetër, mungesa e kontrolleve dhe monitorimit të procesit të lëshimit të lejeve ndërtimore, mund të rezultojë me shkelje të kërkesave ligjore dhe standardeve të ndërtimit.

Rekomandimi që jep ZAP është se Kryetari i Komunës duhet të sigurojë që numër i mjaftueshëm i stafit të shkathtë është i angazhuar në drejtorinë e Urbanizmit dhe me kohë trajton të gjitha aplikacionet për leje ndërtimi.

“Kontrollet dhe monitorimi në këtë proces duhet të forcohen për të parandaluar ndërtimet pa leje dhe mbindërtimet. Nëse është e nevojs hme, të aplikojë edhe ndëshkimet e parapara me ligj”, thuhet në raport.

Duke i marrë për bazë këto të dhëna EC Ma Ndryshe vlerëson se Qeveria Komunale ka telashe serioze sa i përket vendosjes së rendit urbanistik në Prizren dhe përfundimet e Auditorit tregojnë edhe njëherë se kjo gjendje po ndikon negativisht në urbanizimin e qytetit dhe në buxhetin komunal.

Prandaj Ec Ma Ndryshe rekomandon komunën e Prizrenit që në afatin sa më të shkurtër kohor të reflektoj mbi të gjeturat e fundit të Auditorit në lidhje me lejet ndërtimore dhe t’i ndërmarrë veprimet e duhura për zbatimin e rekomandimit të ZAP-it.

Ec Ma Ndryshe i bënë thirrje po ashtu qeverisë komunale të Prizrenit që të veproj konform përgjegjësive ligjore që ka dhe të marrë veprime konkrete për ndalimin e degradimit urbanistik brenda qytetit. Dhe po ashtu kjo organizatë kërkon që kontrollet dhe monitorimi te lejet ndërtimore të forcohen për të paran daluar ndërtimet pa leje dhe mbindërtimet.

“EC Ma Ndryshe” në korrik të vitit 2013 ka nisur zbatimin e projektit “Urbanizmi i Prizrenit nën vëzhgim të përhershëm”, përkrahur financiarisht nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS). Projekti do të vazhdoj me monitorimin dhe publikimin e të gjeturave në sektorin e urbanizimit dhe planifikimit hapësinor, sikurse edhe me adresimin e përgjegjësisë institucionale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat