Çoçaj konsultohet me bazën për votimin e Gjyaktës Speciale

Kosova

Çoçaj konsultohet me bazën për votimin e Gjyaktës Speciale

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 12:23

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Prizreni, Nezir Çoçaj ende nuk është përcaktuar se a do të votojë pro apo kundër Gjykatës Speciale. Ai thotë se për këtë çështje do të bisedojë me bazën.

“Unë respektoj vendimet e Kryesisë së Partisë, por do të konsultohem me bazën”, ka thënë Çoçaj.

Deputeti i PDK-së, Nezir Çoçaj, pat abstenuar për themelimin e Gjykatës Speciale.

“Pas konsultimeve me bazën qëndrimin tim do të japë në Kuvend”, shtoi Çoçaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat