Thaçi s’ flet pse aplikimi në UNESCO është bërë nga UNMIK-u

Kosova

Thaçi s’ flet pse aplikimi në UNESCO është bërë nga UNMIK-u

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 12:18

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se procesi i anëtarësimit në UNESKO po shkon në rrugë të mbarë. Megjithatë, ai nuk është përgjigjur deputetëve pse ka aplikuar UNMIK-u dhe jo institucionet e Kosovës.

Thaçi tha se një prioritet i Qeverisë është anëtarësimi në organizata ndërkombëtare dhe një ndër to është anëtarësimi në UNESKO.

Ai duke iu përgjigjur deputetit të Vetëvendosjes, Ilir Deda se anëtarësimi është bërë nga UNMIK-u, ka thënë se kërkesa në UNESKO, është bërë në përputhshmëri me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

“Është bërë një lobim i fuqishëm nga ana e Kosovës, së bashku me miqtë ndërkombëtar, në të njëjtën kohë kemi pa reagimin shqetësues të Serbisë dhe ajo që është e rëndësishëm është se procesi po shkon në favor të shtetit tonë”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat