Ja anëtarët e Bordit të ri të RTK-së

Kosova

Ja anëtarët e Bordit të ri të RTK-së

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 10:38

(E plotësuar) - Deputetët kanë zgjedhur si anëtar të ri të bordit të RTK-së, Lirim Gecin, Ismet Bexhetin, Hisen Berishwn dhe Mimoza Hasanin. Kurse, nuk kanë arritur të kalojnë Hasan Saliu, Muharrem Shahini, Mustafë Halili dhe Fehmi Ajvazi.

Po ashtu, as të komunitetit serb nuk ka arritur të zgjedhën Ivan Veljkovic dhe Spasoje Cvetkovic.

Anëtarët e bordit emërohen për mandatë tre vjeçar. Ndërkohë, Vetëvendosje paralajmëroi se nuk do të marr pjesë në votim për shkak se lista e propozuar për anëtar është joprofesional dhe politike, ku ka edhe kandidat për deputet

Kuvendi fillon votimin e Bordit të ri të RTK-së

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë filluar votimin e pesë anëtarëve të bordit të Radio Televizionit të Kosovës. Për katër pozitat e shumicës shqiptare në bordin e RTK-së, deputetët kanë emrat e tetë kandidatëve, kurse, për pakicën serbe janë dy kandidat për një pozitë në bordin e RTK-së.

Për katër pozita nga radhët e shumicës do të votohen 8 kandidatët Hasan Saliu, Ismet Bexheti, Lirim Geci, Muharrem Shahini, Hisen Berisha, Mimoza Hasani, Mustafë Halili dhe Fehmi Ajvazi. Ndërsa, për një pozitë në bordin e RTK-së, janë dy nga komuniteti serb Ivan Veljkovic dhe Spasoje Cvetkovic. Anëtarët e bordit emërohen për mandatë tre vjeçar.

Pozita rekomandoi që sot të shkohet në votim, kurse, opozita ka thënë se lista është politike dhe kanë rekomanduar që procesi të anulohet.

Shqipe Pantina e Vetëvendosjes tha se kjo listë nuk do ta sjell në gjendje normale RTK-në dhe Vetëvendosje kërkon që i gjithë procesi të anulohet dhe të fillohet përzgjedhja nga fillimi

Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, tha se kjo listë është shumë e politizuar.

​Mustafa: Qeveria nuk e ka në agjendë themelimin e një aviokompanie shtetërore

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka thënë se Kosova nuk ka një aviokompani shtetërore dhe madje Qeveria nuk e ka as në agjendën e saj themelimin e një aviokompanie të tillë.

“Hapjen e një aviokompanie shtetërore nuk e kemi në agjendë sepse ne jemi në proces të rregullimit ekonomik dhe kjo nuk mund të bëhet”, tha Mustafa.

Kjo çështje u hap për shkak të problematikave të fundit dhe mashtrimit të disa aviokompanive që kanë bërë ndaj qytetarëve që udhëtojnë përmes aeroportit të Prishtinës.

Mustafa tha se është i vetëdijshëm sa i përket problemeve që ballafaqohen qytetarët, por kjo bie në përgjegjësinë e agjencioneve private të fluturimeve.

Mustafa konsideron se kjo çështje duhet të zgjidhet përmes masave ligjore ndaj kompanive private që merrem me këto çështje dhe masat përmes konkurrencës që Qeveria e Kosovës duhet të bëjë.

Thaçi s’ flet pse aplikimi në UNESCO është bërë nga UNMIK-u

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se procesi i anëtarësimit në UNESKO po shkon në rrugë të mbarë. Megjithatë, ai nuk është përgjigjur deputetëve pse ka aplikuar UNMIK-u dhe jo institucionet e Kosovës.

Thaçi tha se një prioritet i Qeverisë është anëtarësimi në organizata ndërkombëtare dhe një ndër to është anëtarësimi në UNESKO.

Ai duke iu përgjigjur deputetit të Vetëvendosjes, Ilir Deda se anëtarësimi është bërë nga UNMIK-u, ka thënë se kërkesa në UNESKO, është bërë në përputhshmëri me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

“Është bërë një lobim i fuqishëm nga ana e Kosovës, së bashku me miqtë ndërkombëtar, në të njëjtën kohë kemi pa reagimin shqetësues të Serbisë dhe ajo që është e rëndësishëm është se procesi po shkon në favor të shtetit tonë”, ka thënë ai.

Kada-Bujupi: S’po zbatohet asnjë pikë e rezolutës për migrim ilegal

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kada-Bujupi ka thënë se asnjë pikë e rezolutës për migrim ilegal nuk është duke u zbatuar, madje as ato pika më të lehta siç ishte anulimi i një udhëzimi administrativ që vjel kompanitë importuese.

Ajo shpjegoi se në rezolutë kërkohej anulimi i një udhëzimi administrativë, i cili po shkakton probleme të mëdha kompanive importuese.

“Pika 5 dhe 6 nuk është zbatuar, kompanive që paguajnë shuma në emër të taksave, të hiqet dhe t’i mundësohet funksionimi në bazë të politikave të tregut të lirë”, ka thënë ajo.

​Veteranët do përfitojnë atëherë kur të finalizohen listat

Derisa të përfundojë i gjithë procesi për finalizimin e listave të veteranëve Qeveria e Kosovës nuk do të bëjë shpërndajë përfitimet për ish-anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe familjeve të tyre.

Ministri i Financave Avdullah Hoti, duke ju përgjigjur pyetjes së deputetit Daut Haradinaj rreth kësaj çështje, tha se Fondi për Veteranët është pjesë e buxhetit të rishikuar dhe sapo të finalizohen listat në përputhje me ligjin do të përfundojë edhe ndarja e këtij fondi.

Hoti ka thënë se gjithçka është transparente dhe në përputhje me ligjin.

​Selimi: Serbia është arsyeja kryesore që duhet ta kemi Ushtrinë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi, ka drejtuar akuza ndaj Qeverisë së Kosovës rreth amendamenteve për ndryshimet kushtetuese që kanë të bëjnë me ligjin për Forcat e Armatosura të Kosovës.

Selimi, tha se me këtë ligj është duke u bërë një lojë e madhe, ku në këtë lojë sipas tij po bënë pjesë edhe Lista Serbe, listë kjo që sipas tij po merr direktiva nga Beogradi.

Deputeti i VV-së pyet tutje se pse në Kuvendin e Kosovës janë shkuar amendamentet kur nuk mund të mblidhen votat për ta votuar.

“Duke e ditur se këto amendamente Kushtetuese kërkojnë votë të dyfishtë në Kuvend. Duke e ditur që këto vota nuk i ka mazhoranca. Duke e ditur që Lista Serbe është deklaruar kundër, atëherë shtrohet pyetja se pse i ka sjellë këto amendamente qeveria kur e dinë që nuk i ka votat. Qëllimi i Qeverisë është i qartë. E ka shtyrë fatin e FAK-ut në lojë të keqe me listën Serbe. Qeveria po bënë Pazar dhe po luan me diçka që nuk luan”, tha Selimi gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Kosovës.

Deputeti i VV-së Rexhep Selimi, ka thënë po ashtu se për krijimin e FAK-ut nuk duhet të pyetët Beogradi, ndërsa, tha se Kosovës i duhen Forcat e Armatosura.

“Kosovës i duhen Forcat e Armatosura të Kosovës. Ne duhet patjetër ta themelojmë Ushtrinë tonë. Serbia është arsyeja kryesore që Kosova duhet ta ketë ushtrinë dhe të përgatitet mirë”, tha Selimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat