LDK: Shpend Ahmeti po i ik debatit në Kuvendin Komunal

Kosova

LDK: Shpend Ahmeti po i ik debatit në Kuvendin Komunal

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 09:39

Grupi i LDK-së në Kuvendin e Prishtinës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditue se kryetari i kryeqytetit Shpend Ahmeti do të duhej të procesojë politikat e tij në mbledhjen e radhës të Kuvendit të Prishtinës. Përveç kësaj, është obligim i tij që të nxjerrë para Kuvendit Raportin e Auditorit të Përgjithshëm dhe Raportin Gjashtëmujor të Punës.

“Mbledhja e radhës e Kuvendit të kryeqytetit, sipas planit të punës, do të duhej të mbahej më së largu në fund të Korrikut 2015. Kjo nuk ndodhi. Përveçse nuk e përfilli planin e punës së Kuvendit, që e ka përkrahur vetë, kryetari Ahmeti nuk shfaqi gadishmërinë, veç tjerash, të paraqesë Raportin për gjashtëmujorin e punës së tij dhe Raportin e Auditorit të Përgjithshëm, që është obligim ligjor. Të dyja këto janë kërkesa që dalin nga ligjet përkatëse në fuqi”, thuhet në njoftim.

Grupi i LDK-së e fton kryetarin Ahmeti që ta bëjë publik Raportin e Punës për periudhën 6 mujore të vitit 2015.
“Sipas informacioneve që ka grupi i LDK¬-së, administrata e kryetarit Ahmeti ka dështuar t’i realizojë projektet sipas planit buxhetor, sidomos ka dështuar në realizimin e projkteve kapitale, me vetëm 8,85% të investimeve në periudhën 1 janar - 3o qershor 2015.

Grupi i LDK-së konsideron se dështimi i qeverisjes, i transparencës ndaj qytetarëve dhe i demokracisë në kryeqytet, është dhe mbetet shkaku i shmangies së kryetarit të Prishtinës nga debati në Kuvendin e Komunës, tani e 7 muaj”, thuhet më tej në njoftim.

Pas çfarëdo beteje politike në Prishtinë, të shkaktuar nga udhëheqja e Komunës, po bllokohet zhvillimi i demokracisë dhe zhvillimi i kryeqytetit. Bojkoti, humbja dhe dështimi po shkaktohet nga një qeverisje përjashtuese dhe jotransparente e kryeqytetit, qeverisje kjo e kryetarit të Komunës Shpend Ahmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat