​Mbahet takimi i parë i Këshillit Kombëtar për Investime

Kosova

​Mbahet takimi i parë i Këshillit Kombëtar për Investime

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 07:46

Nën kryesimin e Ministrit për Integrime Evropiane, Bekim Çollakut dhe atij të financave, Avdullah Hoti, sot do të hapet edhe takimi i parë i Këshillit Kombëtar për Investime.

Hapja do të bëhet në ndërtesën e Qeverisë, në sallën P -38, duke filluar nga ora 14:00.

Ky këshill që do të menaxhojë procesin e financimit të projekteve infrastrukturore në vend, do të krijojë grupet punuese dhe do të nisë menjëherë punën qysh në takimin e tij konstituiv.

Në fillim të muajit Korrik ministri Çollaku kishte bërë të ditur se ky organ ka për qëllim që të sigurojë sinergji në mes të burimeve të ndryshme të financimit, gjegjësisht buxhetit, huave dhe granteve.

"Në takimin e tij konstituiv, Këshilli pritet të diskutojë dhe të miratojë për financim projektin e rehabilitimit të linjës hekurudhore 10, që do të financohet nga Komisioni Evropian, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Banka Evropiane për Investim", pati thënë Çollaku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat