Specialja nuk votohet as sot

Kosova

Specialja nuk votohet as sot

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 07:21

Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet sot në seancë të re parlamentare.

Por, në rend dite as sot nuk do të jenë amendamentet kushtetuese që i hapin rrugë krijimit të Gjykatës Speciale.

Si pikë e rendit të parë të ditës do të jetë ‘Koha për deklarime jashtë rendit të ditës’.

Si pika tjera të rendit të ditës do të jenë edhe ‘Koha për pyetje parlamentare’, ‘Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme’, ‘Interpelanca e ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi’, ‘Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për digjitalizimin e transmetimeve radiodifuzive tokësore’, Zgjedhja e pesë (5) anëtarëve të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat