Ky do të jetë moti për ditët në vazhdim

Kosova

Ky do të jetë moti për ditët në vazhdim

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 23:19

Vendi ynë vazhdon të mbetet nën ndikimin e masave të nxehta të ajrit me origjinë afrikane.

Gjatë ditës do të mbajë mot me diell, ndërsa orët e vona të ditës dhe gjatë natës moti do të jetë me vranësira të dendura të cilat vende-vende do të shoqërohen me riga të izoluara shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës nga 32-34 gradë Celsius . Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s. Shtypja atmosferike dhe lagështia relative e ajrit do të pësojnë ngritje të lehta.

Kjo gjendje sinoptike dhe termike do të vazhdoj .
Temperatura mesatare maksimale deri sot, për muajin korrik është regjistruar 30.6 gradë Celsius, derisa po në të njejtën periudhë të vitit 2007 temperatura maksimale është regjistruar 30.7 gradë celsius, dmth se muaji korrik i 2007 vazhdon të mbetet muaji më i nxehtë prej se është themeluar

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat