Kthehet në dialog çështja e sigurimit të veturave, dështoi Serbia

Kosova

Kthehet në dialog çështja e sigurimit të veturave, dështoi Serbia

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 20:48

Ekipet teknike të Kosovës dhe Serbisë së shpejti do të takohen sërish në Bruksel në mënyrë që të dy palët t’i përfundojnë “elementet e munguar” të memorandumit për marrëveshjen rreth sigurimit të veturave që është dashur të zbatohet nga 23 korrik, e që pritet të sjellë lehtësira në të dy anët e kufirit.
Këtë për agjencisë Beta e konfirmuar Maja Kocijançiq, zëdhënëse e përfaqësuese së lartë të BE-së, Federica Mogherini, por ka shtuar se data e saktë e dialogut teknik ende nuk është konfirmuar, transmeton Indeksonline.
Kocijançiq ka shtuar se nuk ka indikacione se dialogut teknik do t’i shtohen edhe çështje tjera të dialogut.
Edita Tahira, ministrja kosovare për dialogu ka thënë se dialogu ndërmjet dy vendeve do të vazhdojë më 5 gusht, duke hedhur poshtë se do të vije deri te ndërprerja apo suspendimi i dialogut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat