Nait Hasani: Nuk u kërkua nënshkrim për Specialen, ja çka i kërkova Thaçit

Kosova

Nait Hasani: Nuk u kërkua nënshkrim për Specialen, ja çka i kërkova Thaçit

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 17:55

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani i cili po vazhdon t’i qëndroj stoik mendimit të tij që Gjykata Speciale duhet të kalojë.

I kontaktuar nga Indeksonline, Hasani përgënjeshtroi fjalët se nga deputetët është kërkuar të nënshkruhet se do ta votojnë Gjykatën Speciale dhe se ata që nuk kanë nënshkruar ka qenë vet ai, Ganimete Musliu dhe Fadil Demaku.

“Këto janë mashtrime. Në grup parlamentar është kërkuar nga kryetari i partisë që të votojmë Gjykatën Speciale dhe unë kam kërkuar që mos ta votojmë Gjykatën Speciale”, u shpreh Hasani.

Më pas Nait Hasani tha se ka debatuar me kryetarin e partisë, Hashim Thaçi.

“Unë kam debatuar dhe kam bërë thirrje deputetëve por edhe kryetarit të partisë se nuk duhet ta votojmë Gjykatën Speciale sepse kemi të bëjmë me një selektim të krimit. E në fakt krimi është universal, nuk njeh as gjini, as komb, as fe, as gjuhë, por që krimi është krim”, shtoi Hasani.

Ai si përfundim tha se duhet të bëhet një gjykatë por gjykatë për krimet e luftës në Kosovë pa dallim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat