Ekspertët: Për kufirin me Malin e Zi të merren për bazë hartat e vitit 1962

Kosova

Ekspertët: Për kufirin me Malin e Zi të merren për bazë hartat e vitit 1962

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 17:31

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës , Ramush Haradinaj, ka mbajtur sot një tryezë me ekspertë dhe përfaqësues të Komunës së Pejës për të diskutuar për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Me këtë rast, ekspertët thanë se Kosova duhet të bazohet në hartat e ushtrisë së ish-Jugosllavisë të vitit 1962.

Këto harta, ata ia kanë dorëzuar Komisionit Qeveritar për Demarkacion , derisa pretendimet e këtij Komisioni i kanë quajtur të pabaza, pasi sipas tyre nuk e tregojnë vijën kufitare në mes Malit të Zi dhe Kosovës.

Muharrem Cërabregu, ekspert ndërkombëtar i Ajro Grafisë, ka treguar pikat kufitare duke prezantuar hartën topografike të bërë në vitin 1962 nga ekspertë të atëhershëm të ish Jugosllavisë. Sipas tij këto janë harta me të cilat duhet të bazohen e jo në ato të viteve që po përmenden. Ai këto i ka prezantuar në një slad para disa prej të pranishmëve në këtë tryezë.

Cërabregu: Demarkacioni i vitit 1962 është harta topografike

“Është kufiri prej këtu shkon kufiri Kosovë - Mali i Zi , kjo është një hartë topografike që është punuar për enciklopedinë e Jugosllavisë e botuar në vitin 1962”, tha Cërabregu.

Ndërsa¸ Florim Isufi, profesor i Ajro Grafikës tha se nuk duhet të manipulohet me hartat e vitit 1974.

Isufi: Mos lejoni të thirren në 74-tën

“Mos lejoni të thirreni në vitet 74 ose 86 ose diçka tjetër sepse kanë manipuluar, iu ka dhënë mundësi e manipulimit të madh me harta, kufiri hedhet vetëm në hartë topografike... Unë i kamë pru disa harta ku dëshmojnë se kufiri është aty ku tha profesori të cilat dëshmojnë se është kufij i tërhequr edhe zyrtar është edhe hardcopy këto harta nuk i ka gjithkush prandaj po i prezantoj”, tha Isufi.

Ai po ashtu tha se për ekspertët e Hartografikes nuk konsiderohet problem çështja e kufirit, pasi, sipas tij janë faktet.

Isufi: Nuk është problem për ekspertët kjo ka zgjidhje faktet janë

“Eksp ertët e hartografisë nuk e konsiderojmë si problematikë sepse e ka zgjedhjen e vetë për t’u zgjedhur. Mjafton vetëm vullneti i mirë edhe i politikës edhe institucioneve të ndryshme që merren me përpunimin e të dhënave hapësinore në mënyrë që të zgjidhet ky problem...74 84 , 89..Kufijtë nuk caktohen nëpër periudha të ndryshme kohore kufijtë caktohen një herë. Pas Luftës së Dytë Botërore kufiri i Kosovës është caktuar një herë në vitin 1946 është botuar për herë të parë në vitin 1949 s’kemi çka diskutojmë më... S’kemi çka diskutojmë më është shtetërore është bërë prej ushtarakëve prej akademikëve ...I kemi materialet janë ato fakte janë edhe fakto-grafike mu marr na me diskutim të 74 -tës”, tha Isufi.

Ndërsa, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj tha se kjo nuk duhet të bëhet temë politike.

Haradinaj: Demarkacioni mos të jetë temë politike

“Kam shpreh një pa pajtueshmëri me të gjeturat e këtij komisioni lidhur me atë çka i propozon Kosovës komisioni ynë. Kemi hulumtuar më tutje me e gjetë një gjendje reale me ditë të vërtetën edhe me mujtë këtë të vërtetë me ja plasu vetes , institucioneve tona . Kjo nuk është temë partiake nuk përfaqëson ndonjë parti në këtë rast edhe me mund në këtë mënyrë me e mundësua një korrigjim të një gjendje në demarkacion të kufirit Kosovë –Mal Ii Zi”, tha Haradinaj.

Ndërsa, kryetari i komunës së Pejës tha se është i gatshëm për çdo kontribut që epet në këtë drejtim.

Muhaxheri: Jemi të brengosur , kështu që çdo kontribut është i mirë se ardhur

“Na jemi të brengosur që me mund me vendos ashtu siç duhet kufiri...Kështu që çdo kontribut që epet në kët ë drejtim për me sqarua në këtë drejtim ne i mirëpresim”, tha Muhaxheri. .

Në tryezë ishte i ftuare edhe udhëheqësi i Komisionit Shtetëror për demarkacion me Malin e Zi Murat Meha por ai nuk kishte ardhur.

Në mbledhjen e fundit të Komisionit për Punë të Jashtme kryeari i AAK-së Ramush Haradinaj ia kishte përplasur Mehës hartën për fytyre si shenjë pakënaqësie me punën e këtij komisioni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat