AAK konsideron të papranueshme përpjekjen për ta kthyer në Kuvend Gjykatën Speciale

Kosova

AAK konsideron të papranueshme përpjekjen për ta kthyer në Kuvend Gjykatën Speciale

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 16:51

AAK-ja, vlerëson se Kuvendi i Kosovës ka votuar për amendamentet kushtetuese që lidhen me Gjykatën Speciale dhe rezultati ka qenë negativ.

Përpjekjen për ta rikthyer të njëjtën çështje, edhe një herë tjetër në votim, e konsiderojmë të panevojshme dhe në kundërshtim me praktikat parlamentare dhe arsyeshmërinë e një hapi të tillë duhet ta japin PDK dhe LDK.

Ne i kemi kundërshtuar me votë amendamentet kushtetuese dhe besojmë se kjo është krejtësisht e mjaftueshme, pa provuar forma të tjera të kundërshtimit të kësaj Gjykate.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat