Adem Grabovci: Shefi e tha fjalën e vet

Kosova

Adem Grabovci: Shefi e tha fjalën e vet

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 15:56

Në mbledhjen e sotme që kryetari i partisë së PDK-së, Hashim Thaçi mbajti me Grupin Parlamentar të PDK-së është vendosur që ndryshimet e amendamenteve kushtetuese që çojnë drejt votimit të Gjykatës Speciale të sillen në Kuvend javën e ardhshme, e fjalëve të kryetarit po i rri mbrapa shefi i këtij grupi, Adem Grabovci.

Në një prononcim për media ai tha se kryetari e ka thënë fjalën e tij dhe kur Qeveria të vendosë që në Kuvend të sillet Specialja, atëherë do të procedohet më tutje.

“I qëndroj prapa fjalës së kryetarit të partisë, as më shumë as më pak. Atë që e ka thënë kryetari i partisë, e ka thënë pas mbledhjes së rregullt të Grupit Parlamentar . Ne presim që Qeveria ta sjellë në parlament dhe të procedojmë më tutje”, tha Grabovci.

Megjithatë, përkundër deklaratave të zëvendëskryeministrit Thaçi se Specialja duhet të votohet për të mirën e vendit, deputetët e partisë së tij që edhe herën e parë e kundërshtuan me votë Specialen, po këmbëngulin duke i thënë “Jo” votimit të kësaj gjykate.

Indeksonline para pak orësh kontaktoi edhe me deputeten Ganimete Musliu, e cila tha se qëndrimi i saj për këtë gjykatë nuk ka ndryshuar dhe vota e saj do të jetë kundër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat