Djali i Rugovës nisi punën në Qeveri (Foto)

Kosova

Djali i Rugovës nisi punën në Qeveri (Foto)

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 15:05

I emëruar me vendim nga kryeministri, Isa Mustafa, për zëvendësministër në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Mendim Rugova, sot është pritur nga ministri i kësaj ministrie, Ferid Agani dhe zëvendësministër, Ferat Shala.

Ministri Agani dhe zëvendësministri Shala,i uruan z. Rugova mirëseardhje në këtë ministri dhe të njëjtën kohë e njoftuan atë për të gjitha proceset , sfidat dhe zhvillimet në MMPH deri me tani .

Ndërsa, zëvendësministri Rugova shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunim, duke theksuar se do të përpiqet në maksimum të jap kontributin e tij profesional dhe politik në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat