Veteranët e luftës zhgënjehen në Naim Sylën, e akuzojnë se përbuzi dëshmorët

Kosova

Veteranët e luftës zhgënjehen në Naim Sylën, e akuzojnë se përbuzi dëshmorët

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 14:50

Ne shoqatat e dalura nga lufta e UÇK - së, dega në Gjilan kemi bërë një marrëveshje me këtë Universitet që e mban emrin e heroit të Kombit Kadri Zeka që edhe ne e kemi bartur këtë emër gjatë luftës. Ne si shenjë respekti për këtë marrëveshje edhe ja dhamë dhuratë flamurin e luftës këtij Universiteti, por ky zotëri Rektor i nderuar Naim Syla e hodhi çdo gjë poshtë pa paralajmërim ka thënë Ahmet Daku kryetar i OVL dega në Gjilan.

“Sot e mora një lajm të mirë nga Rektori aktual në Universitetin "Kadri Zeka" në Gjilan për anulimin e marrëveshjes që është bërë vitin e kaluar ndërmjet OVL - UÇK - së, dega në Gjilan. I qoftë me nder këtij Rektori që vjen nga fshati Bresalc - komuna e Gjilanit që nuk ka pasur mundësi t`i pranoj apo të respektoj marrëveshjen që e kanë bëre Rektori para tij. Te ne shqiptarët po të vijmë në poste apo pushtete, ne mendojmë që çdo të mirë apo të keqe që kanë bërë duhet ta hedhim poshtë” ka shkruar i revoltuar Ahmet Daku.

Ne shoqatat e dal-ura nga lufta e UÇK - së, dega në Gjilan kemi bërë një marrëveshje me këtë Universitet që e mban emrin e heroit të Kombit Kadri Zeka që edhe ne e kemi bartur këtë emër gjatë luftës. Ne si shenjë respekti për këtë marrëveshje edhe ja dhamë dhuratë flamurin e luftës këtij Universitetin por ky zotëri Rektor i nderuar Naim Syla e hodhi çdo gjë poshtë pa paralajmërim, shkruan rajonipress.

Ne në këtë afat kemi pasur gjithsej pesë kandidat dy fëmijë të Dëshmorit dhe tre fëmijë të veteraneve luftëtar, i qoftë për nderë këtij rektori dhe e lus Zotin që të ketë suksese kështu në fëmijë të Dëshmorëve dhe të bashkëluftëtarëve. Unë po të isha në pozitën e tij do të isha i turpëruar për gjestin apo veprimin e njëanshëm që e ka bërë rektori në fjalë” ka shkruar Daku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat