Drenas: Njësiti i zjarrfikësve pajiset edhe më një veturë

Kosova

Drenas: Njësiti i zjarrfikësve pajiset edhe më një veturë

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 14:42

Njësiti i Zjarrfikësve në Drenas, është pajisur edhe më një veturë të re, donacion nga Agjencioni i Emergjencave.

Pranimi i kësaj veture do të lehtësoj punën e këtij shërbimi për intervenime në teren meqë ky njësit deri më tani ka funksionuar me vështirësi për arsye se automjetet ishin të vjetruara.

Shërbimi i zjarrfikësve në Drenas tani do të punoj në kushte shumë më të mira, falë përkrahjes që i është bërë nga Komuna e Drenasit dhe Agjencioni i Emergjencave të Kosovës, ku gjatë këtij viti, Komuna ka ndarë 110 mijë euro për blerjen e një veture të re, ndërsa Agjencioni i Emergjencave ka dhuruar donacion dy automjete. Drejtoresha e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Hyrije Xhemajlaj - Thaqi gjatë pranimit të këtij automjeti në qendrën e Shërbimit të Zjarrfikësve ka falënderuar Agjencionin e Emergjencave për përkrahje dhe ka vlerësuar punën e mirë dhe efikase të njësitit të zjarrfikësve. Vlen të theksohet se ky njësit këtë vit ka pranuar edhe një automjet tjetër nga Agjencioni i Emergjencave dhe po ashtu Komuna e Drenasit për këtë vit ka ndarë 110 mijë euro vlerë për blerjen edhe të një automjeti tjetër. Drejtoresha Xhemajlaj ka vlerësuar se më këto investime që janë bërë në shërbimin e zjarrfikësve është përmirësuar dukshëm ky shërbim dhe shpresojmë që qytetarëve do të ju kryhen shërbimet më efikase dhe me kohë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat