Qeveria, para shtesë për “lobim” në anëtarësimin e Kosovës në UNESCO e KiE

Kosova

Qeveria, para shtesë për “lobim” në anëtarësimin e Kosovës në UNESCO e KiE

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 13:24

Qeveria e Kosovës do të ndajë mjete shtesë për të angazhuar këshilltarë botëror që ndihmojnë anëtarësimin në organizata botërore.

Në mbledhjen e Qeverisë e mbajtur sot, u bë e ditur se kjo iniciativë, e nisur nga Këshilli Britanik, ka për qëllim të sigurojë lobim në procesin e Stabilizim-Asociimit me BE-në, anëtarësimit në Këshill të Evropës dhe në UNESCO.

“Kabineti qeveritar ka miratuar vendimin për aprovimin e projektit të dorëzuar nga Këshilli Britanik për ndarjen e mjeteve financiare për sigurimin e këshillave ligjore dhe shërbimeve të ndërlidhura të diplomacisë publike, për përgatitjen e dokumentacionit dhe proceduarave tjera përcjellëse për aplikim dhe anëtarësim si dhe mbarëvajtje të procesit të Stabilizim-Asociimit me BE-në, anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe në UNESCO, si dhe për anëtarësimin e Kosovës në agjencitë tjera ndërkombëtare e njohjen nga shtetet tjera”, thuhet në komunikatën e Qeverisë së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat