Zafir Berisha tallet me takimin e PDK-së për Gjykatën Speciale

Kosova

Zafir Berisha tallet me takimin e PDK-së për Gjykatën Speciale

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 12:57

Deputeti i Nisma për Kosovën, Zafir Berisha ka ironizuar me takimin që janë duke e mbajtur deputetët e PDK-së për të diskutuar votimin e Gjykatës Speciale.

Ai, përmes një statusi në Facebook, ka thënë se Kuvendin e Kosovës po mbahet një takim interesant, ku po bisedohet se si me fluturuar traktori ditën e premte në Kuvend.

“Në këto momente me një zyrë afër, në Kuvendin e Kosovës është duke u mbajt një takim interesant në përmbajtje. Po diskutohet modeli se si me fluturuar traktori ditën e premte në Kuvend. Po nuk jam shumë i sigurt a i kanë zbuluar krahët për fluturimin epokal. Normal edhe të turpshëm që mundet me ndodhë”, shkroi në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat