Abrashi mohon riformatizimin e Qeverisë

Kosova

Abrashi mohon riformatizimin e Qeverisë

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 12:47

Ndërrimi i Ministrave të Qeverisë së udhëhequr nga Isa Mustafa nuk është në rënd dite dhe as nuk është diskutuar asnjëherë mes partnerëve të koalicionit LDK-PDK.
Këto i ka konfirmuar për mediat në vend, zëdhënësi i Qeverisë, Abran Abrashi.

Abrashi ka hedhur poshtë mundësinë e riformimit të Qeverisë në një periudhë të afërt kohore. Në një prononcim, ai ka thënë se performanca e ministrive vlerësohet ne baza ditore dhe është shumë herët të bëhet një gjë e tillë.

"Duke pas parasysh se deri ne fund të vitit duhen të përfundojë shumë projekte dhe nisma të filluara, ndryshimi i ministrive nuk ka logjikë. Riformatimi mund të ndodhë vetëm në momentin kur lideri i PDK'së, Hashim Thaçi bëhet President", tha Abrashi.

Ndryshe, në medie është raportuar se liderët e PDK'së dhe LDK'së nuk janë të kënaqur me performancën e disa ministrave dhe pritet që katër ministra të jenë pjesë e rotacionit. Por ky veprim sipas burimeve të disa portaleve mund të konkretizohet pas themelimit të Gjykatës Speciale. Dje, Qeveria e udhëhequr nga Kryeministri Mustafa ka publikuar listën e 28 zëvendësministrave që do të pozicionohen në Qeveri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat