Haradinajt sot organizon tryezë për kufirin me Malin e Zi

Kosova

Haradinajt sot organizon tryezë për kufirin me Malin e Zi

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 09:27

Sot, në orën 13, mbahet tryeza tematike e organizuar nga kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), deputeti dhe anëtari i Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme, Ramush Haradinaj, me temë “Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi.

Tryeza mbahet në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, bëhet e ditur në kumtesën e AAK-së.

Prezentë në këtë tryezë do të jenë Prof. Dr. Muharrem Cërabregu, ekspert i Aerografisë, Ali Lajçi, përfaqësues i banorëve të Rugovës, Islam Husaj, kryesues i Asamblesë Komunale të Pejës, Haki Rugova, kryetar i Komunës së Istogut dhe Rasim Selmanaj, kryetar i Komunës së Deçanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat