Administrata e militantëve partiak, synohet modernizimi

Kosova

Administrata e militantëve partiak, synohet modernizimi

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 08:59

(E plotësuar)- Ministria e Administratës Publike sot ka lansuar dokumentin e tretë strategjik për reformën e administratës publike në Republikën e Kosovës, ku u tha se synohet modernizimi i administratës. Megjithatë, u prezantuara edhe sfidat, duke theksuar se Administrata ka qenë një mekanizëm i rehatimit të militantëve politik.

Dokumente të tilla kjo ministri ka lansuar edhe në vitin 2007, ku objektivë ka qenë hartimi i legjislacionit për administratën publike, ndërsa në vitin 2010 është lansuar dokumenti i dytë, i cili për orientim ka pasur implementimin e pakos ligjore për shërbim civil. Kurse, dokumenti i tretë synim ka modernizimin e administratës publike.
Me këtë rast, Ministri I Ministrisë së Administratës Publike, Mahir Yagcilar, tha se me këtë reformim, strukturat shtetërore bëhen më të afërta me qytetarët.

Yagcilar: Ky reformim ofron qytetarët me strukturat shtetërore

“Në këtë fazë po synohet të kalohet nga reformimi i Administratës Publike në modernizimin e administratës publike. Me këtë transformim strukturat shtetërore bëhen më të afërta me qytetarin”, tha Yagcilar.

Kurse, sekretari I Ministri së së Administratës Publike, Fidan Sadiku, tha se sfidat me të cilat do të përballet kjo ministri, gjatë kësaj reforme do të jenë të shumta. Ndër to është edhe zbatimi I sistemit të klasifikimit të vendeve të punës në shërbimin civil.

Sadiku: Sfidë, zbatimi I sistemit të klasifikimit të vendeve të punës në shërbimin civil

“Ministria e Administratës publike është përgjegjëse për 3 shtylla kryesore…shtylla që ka të bëjë me shërbimin civilë administratën publike, shtylla që ka të bëjë me procedurat administrative dhe ofrimin e shërbimeve publike administrative dhe shtylla që ka të bëjë me organizimin e administratës publike dhe llogaridhënia. Për secilën prej këtyre shtyllave ne kemi identifikuar edhe sfidat që na presin dhe objektivat e përgjithshme dhe specifike…një prej sfidave është zbatimi i sistemit të klasifikimit të vendeve të punës në shërbi min civil…objektivë specifike kemi zbatimin e sistemit të ri të pagave siç e tha ministri për nëpunësit civil”, tha Sadiku.

E pranishme në këtë debat publik ishte edhe deputetja nga Lëvizja Vetëvendosje, Shqipe Pantina, sipas të cilës administrata publike është shtylla kurrizore, mbi të cilën peshon i gjithë funksionimi i shtetit.

Pantina: Administrata Publike, shtylla kurrizore e shtetit

“Mendoj që është njëri prej dokumenteve shumë të rëndësishme. Në fakt administrata publike mbetet një institucion sikur shtylla kurrizore, mbi të cilën peshon i gjithë funksionimi i shtetit…ajo çka ka ndodh në shërbimin civil, ka qenë për fat të keq veç një mekanizëm i punësimit apo rehatimit të militantëve politik, ku kriteri që më së paku është marr parasysh është ai i profesionalizmit e që në fakt do duhej të ishte i parë”, tha Pantina.

Sipas të pranishmëve në debat, ky transferim nga reformimi i administratës publike në modernizimin e administratës publike do të jetë shumë efikas dhe i qëlluar për zhvillimin e mëtutjeshëm të shtetit./D.GASHI/

Sistemi i klasifikimit të vendeve të punës, sfidë për MAP-in

Ministria e Administratës Publike ka ofruar një strategji të re për modernizimin e administratës publike. Megjithatë, kjo ministri thotë se sfidë e tyre është zbatimi i sistemit të klasifikimit të vendeve të punës dhe sistemit të ri të pagave.

Kështu u tha në një debat për administratën publike, ku për të tretën herë me radhë kjo ministri prezanton strategji për modernizim të administratës.

Ministri i Ministrisë së Administratës Publike, Mahir Yagcilar, tha se strategjia për modernizimin e administratës publike është dokumenti i tretë për reformimin e kësaj administrate. Këto dokumente, sipas ministrit fillimisht janë bërë publike në vitin 2007, pastaj 2010 dhe tashmë ne vitin 2015.

Ndërkaq, Fitim Sadiku, sekretar i përgjithshëm në MAP, tha se sfidat me të cilat do të përballet kjo ministri pas kësaj reforme janë të shumta, ndër to, zbatimi i sistemit të klasifikimit të vendeve të punës dhe sistemit të ri të pagave.

Sfidë tjetër konsiderohet edhe ngritja e profesionalizmit. Kurse, objektivë specifike e kësaj ministrie është zbatimi i sistemet të ri të pagave për nëpunësit civil.

E pran ishme në këtë debat publik ishte edhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Pantina, sipas të cilës administrata publike është shtylla kurrizore ku bazohet i gjithë funksionimi i shtetit./D.Gashi/

​Debat për reformën në administratë, mbi 91 mijë të punësuar

Sot organizohet debat publik për Strategjinë e Reformës së Administratës Publike. Kjo e fundit ka kohë që është duke u kritikuar si nga raportet ndërkombëtare, ashtu edhe nga organizatat vendore për numrin e madh të të punësuarëve.

Në këtë takim, përveç zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Administratës Publike marrin pjesë edhe përfaqësues të ambasadave të akredituara në vendin tonë, të shoqërisë civile, të institucioneve dhe të Komisionit Parlamentar për RAP-in.

Ndryshe, Komisioni Europian i ka vënë Kosovës kusht reformimin e administratës publike, si një nga katër kushtet kyçe, për negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.

Kurse, në një analizë të Institutit për Studime të Avancuara – GAP me titull “Madhësia e administratës publike në Kosovë – Propozim për uljen e numrit të të punësuarve në administratën publike”, të botuar së fundmi, thuhet se në institucionet shtetërore dhe në administratën publike janë mbi91 mijë të punësuar, pra një ‘magnat’ që Kosovës vetëm i krijon shpenzime të mëdha buxhetore.

Qeveria duhet të rishikojë funksionalitetin dhe nevojà «n e ekzistimit të mbi 70 organeve qendrore të administratës shtetërore, në të njëjtën kohë edhe Kuvendi duhet të nisë procedurat e njëjta për rishikimin e funksionalitetit dhe arsyeshmërisë së ekzistencës së 34 agjencive të pavarura që përbëjnë administratën publike, u tha me rastin e prezantimit të kësaj analize. /Kosovapress/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat