Apeli pritet të shqyrtojë ankesën e Grupit të Llapit

Kosova

Apeli pritet të shqyrtojë ankesën e Grupit të Llapit

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 07:59

Gjykata e Apelit sot pritet të shqyrtojë ankesën e Rrustem Mustafës, Latif Gashit dhe të Nazif Mehmetit kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore, të nxjerrë më 7 qershor të vitit 2013.

Këtë e ka konfirmuar ditë më parë avokati i Gashit, Bajram Tmava.

“Pas ankesës që e kemi bërë ne si palë mbrojtëse, gjykata ka vendosur që këtë muaj ta shqyrtojë atë”, ka thënë ai.

Tmava ka thënë se Prokuroria ka propozuar që ankesa e tyre të mos pranohet, mirëpo siç ka thënë ai, kjo nuk do të duhej të ndodhte pasi që ka mjaft bazë për shqyrtim të saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat