S’e duan për lider Dukagjin Goranin

Kosova

S’e duan për lider Dukagjin Goranin

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 16:14

Analistit Dukagjin Gorani, nuk po i ecë mirë krijimi i partisë së re.

Projekti i tij i kamotshëm për krijimin e një grupacioni politik të një socialdemokracie bashkëkohore dhe përpjekjet që pjesë të tij t’i bëjë edhe disa figura të jetës publike, që deri më tash kanë qenë pjesë e politikës në prapaskenë, janë duke shkuar drejt dështimit. Pas takimeve të shpeshta që Gorani kishte zhvilluar me disa prej emrave që u bënë publik ditë më parë, gazetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile, të cilëve edhe iu kishte bërë ofertë që t’i bashkohen në themelimin e partisë së re, projekti ideor i tij si duket nuk ka avancuar aspak.

Përtej reagimeve të balancuara publike të disa prej të përfolurve, Indeksonline mëson se shumica e të apostrofuarve si pjesë e këshillit të partisë së tij janë të interesuar që ta lënë prapaskenën politike dhe të bëhen pjesë aktive e një partie të re, por ata nuk e duan për lider Dukagjin Goranin dhe nuk duan që të identifikohen politikisht me të.

Duke mos dashur të flasin publikisht, disa prej emrave të përfolur ditë më parë si pjesë e partisë së Goranit i kanë thënë Indeksonline se shumica nuk e konsiderojnë të denjë dhe e shohin si të djegur politikisht Dukagjin Goranin, i cili një kohë të gjatë kishte shërbyer edhe si këshilltar politik i Hashim Thaçit.

“Ne i kuptojmë ambiciet e tij dhe shohim potencial politik për një parti të re, e cila do të përbëhej nga aktivistë të shoqërisë civile dhe gazetarë me përvojë, por nuk e kemi komoditetin që të bëhemi pjesë e aventurave politike të disa personave që deri dje kanë qenë pjesë e një partie tjetër dhe janë prishur për hesape të tyre ose që ende iu shërbejnë figurave të ndryshme politike në prapaskenë”, thotë në kushte anonimiteti njëri prej të apostrofuarve.

Ndryshe, në një intervistë të mëhershme të tij edhe vet Dukagjin Gorani kishte deklaruar se për gazetarët, aktivistët joqeveritarë dhe ekspertët e fushave të tjera, angazhimi partiak nënkupton sakrificë të madhe. Ai kishte thënë se nuk dyshon se ata do të ishin vërtetë të aftë në zanatin e politikës, mirëpo është vështirë që të vendosin dhe t’i hyjnë kësaj pune, në të shumtën e rasteve për shkak të sfidave personale ekonomike. T: S’e duan për lider Dukagjin Goranin.

Analistit Dukagjin Gorani, nuk po i ecë mirë krijimi i partisë së re. Projekti i tij i kamotshëm për krijimin e një grupacioni politik të një socialdemokracie bashkëkohore dhe përpjekjet që pjesë të tij t’i bëjë edhe disa figura të jetës publike, që deri më tash kanë qenë pjesë e politikës në prapaskenë, janë duke shkuar drejt dështimit.

Pas takimeve të shpeshta që Gorani kishte zhvilluar me disa prej emrave që u bënë publik ditë më parë, gazetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile, të cilëve edhe iu kishte bërë ofertë që t’i bashkohen në themelimin e partisë së re, projekti ideor i tij si duket nuk ka avancuar aspak.
Përtej reagimeve të balancuara publike të disa prej të përfolurve, Indeksonline mëson se shumica e të apostrofuarve si pjesë e këshillit të partisë së tij janë të interesuar që ta lënë prapaskenën politike dhe të bëhen pjesë aktive e një partie të re, por ata nuk e duan për lider Dukagjin Goranin dhe nuk duan që të identifikohen politikisht me të. Duke mos dashur të flasin publikisht, disa prej emrave të përfolur ditë më parë si pjesë e partisë së Goranit i kanë thënë Indeksonline se shumica nuk e konsiderojnë të denjë dhe e shohin si të djegur politikisht Dukagjin Goranin, i cili një kohë të gjatë kishte shërbyer edhe si këshilltar politik i Hashim Thaçit.

“Ne i kuptojmë ambiciet e tij dhe shohim potencial politik për një parti të re, e cila do të përbëhej nga aktivistë të shoqërisë civile dhe gazetarë me përvojë, por nuk e kemi komoditetin që të bëhemi pjesë e aventurave politike të disa personave që deri dje kanë qenë pjesë e një partie tjetër dhe janë prishur për hesape të tyre ose që ende iu shërbejnë figurave të ndryshme politike në prapaskenë”, thotë në kushte anonimiteti njëri prej të apostrofuarve.

Ndryshe, në një intervistë të mëhershme të tij edhe vet Dukagjin Gorani kishte deklaruar se për gazetarët, aktivistët joqeveritarë dhe ekspertët e fushave të tjera, angazhimi partiak nënkupton sakrificë të madhe. Ai kishte thënë se nuk dyshon se ata do të ishin vërtetë të aftë në zanatin e politikës, mirëpo është vështirë që të vendosin dhe t’i hyjnë kësaj pune, në të shumtën e rasteve për shkak të sfidave personale ekonomike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat