Deputetët kërkojnë me ligj standarde minimale për sigurinë në punë

Kosova

Deputetët kërkojnë me ligj standarde minimale për sigurinë në punë

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 15:58

Në mbledhjen e Komisionit parlamentar për Zhvillim Ekonomik, është shqyrtuar në parim i Projektligji për Treguesit gjeografik dhe emërtimet e origjinës dhe shqyrtimi i nismës legjislative "Projektligji për siguri në punë në miniera.

Qëllimi i këtij ligji është që të vendosë standarde minimale për sigurinë në punë në aktivitetet minerare dhe të përcaktoj kërkesat bazë të sigurisë në punë për poseduesit e licencave dhe lejeve minerare.

Gjatë shqyrtimit, udhëheqësja e grupit punues të Ligjit për Siguri në Punë në Miniera, Sala Berisha - Shala, ka treguar se qëllimi i kësaj nisme ligjore është procesi i punës në miniera. Sipas saj, ky ligj ka për qilim të mbështes në masë të plotë legjislacionin në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë në miniera, ngritjen e vetëdijes në këtë fushë dhe krijimin e një kulture të punës dhe krijimin e parakushteve për mirëqenien në punë dhe cilësinë e jetës dhe shëndetit në punë.

Berisha – Shala tha se në procesin e punës në miniera, punëtorët vinë në kontakt me mjete dhe pajisj e të ndryshme të punës, të cilat kanë ndikim apo janë me mundësi ndikimi në jetën dhe shëndetin e tyre.

Shala: Përkushtim më të madh ndaj rreziqeve

“Në procesin e punës në miniera, punëtorët vinë në kontakt me mjete dhe pajisje të ndryshme të punës, të cilat kanë ndikim apo janë me mundësi ndikimi në jetën dhe shëndetin tyre. Me rritjen e mjeteve dhe pajisjeve të punës gjithnjë e më shumë ndërlikohen edhe proceset punuese të cilat kërkojnë një përkushtim më të madh ndaj rreziqeve të dala nga to, si qasje e vetë kryerësve të punëve për mbrojtjen e vetvetes, qoftë edhe si shprehje e interesit të punëdhënësit për mbarëvajtje dhe mënjanim të faktorëve që ndikojnë negativisht proceset prodhuese”, tha deputetja Shala.

Ajo theksoi se mbrojtja në punë nënkupton përcaktimin e rregullave, kushteve dhe formave të veprimeve në zvogëlimin dh e largimin e shkaktarëve të lëndimeve të punëtorëve në punë, por edhe në menaxhimin e të gjitha segmenteve që vështirësojnë dhe pengojnë punën në të gjitha fazat.

Ndërsa, kryetari i këtij komisioni, Muhamet Mustafa, u interesua se çfarë sjell ky ligj të re që nuk ka qenë në ka qenë e rregulluar dhe cila është rëndësia e tij. Sipas tij Ky ligj do të ketë vlerën e vet vetëm në qoftë se krijon dispozita, krijon rregull që i detyron të gjitha subjektet që të bëjnë preventivën e nevojshme.

Mustafa: Preventivë e nevojshme

“Ky ligj do të ketë vlerën e vet vetëm në qoftë se krijon dispozita, krijon rregull që i detyron të gjitha subjektet që të bëjnë preventivën e nevojshme. Rëndësia e këtij ligji nuk është vetëm pasi të ndodhë fatkeqësia. Për këtë duhet të shikohet a është në preventivën e nevojshme që të parandalohet fatkeqësia në miniera”, tha deputeti Mustafa.

Ndërsa, Izet Shehu, ekspert për siguri në punë, tha se Kosova ka pasur nevojë për këtë ligj që më herët. Ai ka deklaruar se Kosova e posedon ligjin për miniera dhe minerale që në atë ligj çështja e sigurisë në punë dhe çështja e jetës së njeriut në miniera ka qenë e rregulluar vetëm me nenin 75 të këtij ligji. Sipas tij, ky ligj ka pasur nevojë të veçantë.

Shehu: Kosova ka pasur nevojë për këtë ligj

“Kosova ka pasur nevojë për këtë ligj që më herët. Kosova e posedon ligjin për miniera dhe minerale që në atë ligj çështja e sigurisë në punë dhe çështja e jetës së njeriut në miniera në miniera ka qenë e rregulluar vetëm me nenin 75 të këtij ligji. Ky ligj ka pasur nevojë të veçantë... Kemi të bëjmë me një resorë me kushtet me të rënda të punës dhe aktivitetit minerare të të gjitha min ierave qoftë edhe ato nëntokësore apo sipërfaqësore... Ne jemi bazuar në standardet dhe direktivat e BE-së dhe në bazë të këtyre direktivave e kemi rrumbullakuar. Ndikime në buxhet të Kosovës nuk do të ketë, por ka në disiplinimin, monitorimin, kontrollin, mbikëqyrjen, shtrirjen dhe krijimin e kushteve më të mira punë dhe jetë të atyre njerëzve të cilët punojnë ditë dhe natë në gërmimin e masave mineraleve tona”, tha eksperti Shehu.

Ndërsa, nënkryetari i Komisionit parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Visar Ymeri, ka pyetur udhëheqësen e Grupit Punues se kujt i përgjigjet inspektorati i minierave dhe kush është autoriteti për mbi të.

Ymeri: Pse kaq periudhë e gjatë e intervenimit

“Kujt i përgjigjet inspektorati i minierave dhe kush është autoriteti për mbi të. Këtu po flitet për përgjegjësitë e tij, por nuk është lidhja hierarkike institucionale...Çështja tjetër ka të bëjë kryesisht me gjobat dhe me punë e inspektoratit. Të pika pesë e përgjegjësitë ose detyrat e inspektoratit të minierave thuhet që ndërmarrja është e detyruar të informojë inspektoratin e minierave në rast se fatkeqësive apo lëndimeve të rënda në punë të lajmërohet inspektori më së largu brenda 12 orëve. Nuk e kuptoj pse duhet me pasur këtë periudhë kaq të gjatë kohore”, tha Ymeri.

Ai ka pasur vërejtje edhe tek çështja e vizitave të inspektorëve nëpër të gjitha punimet që është së paku një herë në vit dhe te ato të rrezikuara një herë në gjashtë muaj. Ymeri tha se me gjobë prej 5 mijë deri 10 mijë euro do të ndëshkohen ndërmarrjet ose personat juridik në raste se nuk u përmbahet masave dhe të rregulluara në punë të sigurisë të njerëzve dhe pasurisë. Kjo gjobë sipas tij nuk po duket se është e madhe për secilin do rast.

Ndërsa, edhe de puteti Pal Lekaj, tha se është dashur të fokusohen në preventivë se sa në ato pas as asaj çka ndodhë. Ai pajtohet se duhet me u kategorizuar lëndimet e lehta të rënda, dhe humbjet e jetës sepse edhe kodi penal mbështet në ligjin për siguri në punë dhe ajo duhet patjetër të saktësohet.

Ndryshe, në Komisionin për Zhvillim Ekonomik gjatë shqyrtimit në parim Projektligjit për Treguesit gjeografik u tha se projektligji i rëndësishëm për mbrojtjen e konsumatorit dhe të origjinës së mallit. Ndërsa zëvendës ministri i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Avni Kastrati, ka paraqitur qëllimin rëndësisë dhe përmbajtjen e projektligjit. Sipas tij, arsyeshmëria e këtij projektligji është harmonizimi i këtij ligji me legjislacionin e BE-së. Kastrati tha se ky projektligj përcakton rregullat për mënyrën e fitimit dhe mbrojtjen e orientimeve të origjinës dhe treguesve të produkteve. Projektligji është i harmonizuar me BE-në dhe p ërmes tij mund të mbrohen produktet bujqësore, kristalet e Trepçës, gurët e Gllarevës e shumë të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat