Ministri Murati në bashkëbisedim me komunitetin malazias në Kosovë

Kosova

Ministri Murati në bashkëbisedim me komunitetin malazias në Kosovë

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 14:35

Në kuadër të ditëve të diasporës, edhe pjesëtarët e komuniteteve pakicë, të cilat jetojnë në Kosovë, kanë organizuar aktivitete. Në këtë rast, Shoqata e Malazezve në Kosovë, e udhëhequr nga Slobodan Vujiçiq, ka ftuar për një tryezë bashkëbisedimi ministrin Murati me pjesëtarë të diasporës malazeze, me ç’rast ministri tregoi për projektet që i udhëheq Ministria e Diasporës.

Në këtë takim mori pjesë edhe Predrag Mitroviç, drejtor për diasporën në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Malit të Zi.

“Jemi në një proces jashtëzakonisht të rëndësishëm të regjistrimit të diasporës, ndërsa puna e Ministrisë bazohet në katër shtylla kryesore: promovimi i të drejtave politike dhe sociale të diasporës, ruajtja e identitetit dhe forcimi i lidhjeve me diasporën, integrimi i diasporës në vendet pritëse dhe përfshirja e diasporës në zhvillimin socio-ekonomik të vendit”, tha ministri Murati.

Të pranishmit u interesuan më shumë për projektet e Ministrisë së Diasporës, njëkohësisht duke e falënderuar ministrin për prezencën dhe duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim e shkëmbim të përvojave në të mirë të diasporës malazeze. /

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat