Jevtiq i kërkon deputetes Haxhiu t’i kërkojë falje qytetarëve serbë

Kosova

Jevtiq i kërkon deputetes Haxhiu t’i kërkojë falje qytetarëve serbë

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 14:04

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtic, ka kërkuar nga kryetarja e Komisionit për legjislacion në Kuvendin e Kosovës, Albulena Haxhiu t'i kërkojë falje komunitetit serbë në Kosovë.

Më poshtë njoftimi nga Ministria për Komunitete dhe Kthim:

“Lidhur me kërkesën e deputetes së Lëvizjes "Vetëvendosje" dhe kryetares së Komisionit për Legjislacion në Kuvendin e Kosovës, Albulena Haxhiu, se për një propozim të dhënë në gjuhën serbe i shkruar me alfabet cirilik për anëtarët e Këshillit për ndihmë juridike falas nga ana e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, të shtyhet kjo pikë e rendit të ditës dhe të kërkohet interpretim ligjor. Ministri për komunitete dhe kthim, Dalibor Jevtic, përmes një komunikate për media tregon qartë një shkelje të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në Kosovë.

"Në kohën kur ne përpiqemi që shoqërinë tonë kosovare të bëjmë një vend me dinjitet për jetesë, për të vendosur status të barabartë për të gjithë qytetarët e Kosovës, ku ne të gjithë duhet të punojmë së bashku për të ndërtuar besimin reciprok dhe tolerancën, që së bashku të zgjidhim problemet tona duke respektuar plotësisht diversitetin që kemi si popull, më së paku kam pritur që një deputet nuk i njeh, unë do të thoja, të drejtat themelore të njeriut në Kosovë, siç është e drejta për përdorimin e gjuhës dhe alfabetit të një populli, gjuhë e cila krahas gjuhës shqipe duhet të jetë gjuhë e barabartë kudo në Kosovë siç parashikohet në Ligjin e lartpërmendur. Në vend që si përfaqësues politik të qytetarëve, pavarësisht se a gjendemi në ekzekutiv apo në pushtetin legjislativ, pozitë apo opozitë, ne të gjithë jemi duke punuar së bashku në zbatimin e Ligjit, në atë për çfarë janë themelet e një shoqërie të qytetëruar që aspiron të jetë pjesë e familjes së madhe evropiane, disa përfaqësues të opozitës vazhdojnë që me veprimet e tyre të shkelin të drejtat themelore të njeriut. Kjo nuk është hera e parë që pjesëtarët e popullit serb, tani edhe në këtë mënyrë janë të kërcënuar nga anëtarët e Lëvizjes "Vetëvendosje". Më lejoni të kujtoj publikun se deputetët serbë jo shumë kohë më parë u sulmuan fizikisht nga mbështetësit e kësaj partie opozitare, dhe në Parlamentin e Kosovës u dëgjuan fjalët aspak të këndshme për popullin serb. Unë vetëm pyes se a ka fund e gjithë kjo, dhe a do të lirohen individët nga politika e konfliktit dhe konfrontimit?

E nderuara zonja Haxhiu, Ju nëse nuk jeni të njohur me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve në Kosovë, apo nuk keni treguar interesim për ta njohur atë, të paktën një gjë keni mundur ta dini kur është fjala për gjuhën serbe dhe alfabetin e saj. Në qoftë se keni pyetur se a guxoj të shfrytëzoj atë si gjuhën time amtare, ose keni pasur dilema nëse kjo është në përputhje me Ligjin, thjesht shikoni çdo dokument personal të Kosovës dhe shikoni se në çfarë alfabeti të gjuhës serbe është i shkruar. Aty keni pasur mundësinë që pa vonesë dhe pa kërkesë shtesë të "interpretimit të Ligjit" të merrni një përgjigje. Pra, përgjigja gjendet në letërnjoftimin Tuaj. Unë dua të besoj se Juve si përfaqësuese e popullit nuk ju pengon alfabeti cirilik vetëm për atë se është serbë.

Së fundi, ajo është absurde që si kryetare e Komisionit Legjislativ në Komisionit të Kosovës, nuk keni njohuri minimale për Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve...”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat