​Në vjeshtë nis jetësimin fondi i premtuar i Isa Mustafës

Kosova

​Në vjeshtë nis jetësimin fondi i premtuar i Isa Mustafës

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 13:54

Në vjeshtë do të filloj jetësimi i Fondi për punësim dhe zhvillim ekonomik. Në kuadër të këtij fondi që tashmë mbetet një nga prioritetet kryesore të qeverisë, parashihet themelimi i institucionit financiar, ku për 6 vitet e ardhshme qeveria pretë efekte deri në 360 milion euro.

Këtë e ka bërë të ditur këshilltari i kryeministrit, Sokol Havolli sot në Odën Ekonomike të Kosovës, ku kjo e fundit ka prezantuar një analizë mbi indikatorët matës të tendencës në biznes në tre mujorin e dytë të këtij viti.

Havolli: Për gjashtë vjet efektet e fondit deri në 360 milion euro

“Ka pasur hapa shumë konkret në këtë drejtim jeni të informuar që para disa ndoshta para një muaji në qeveri është aprovuar koncept dokumentin për fondin për garantimin e kredive në Kosovës i cili tash veç pritet të formatizohet edhe nëpërmjet projektligjit për fondin për garantimin e kredive. ku do të themelohet institucioni i cili do të bëjë garantimin e kredive deri në 50 për qind të principalit nëpërmjet fondit për garantimin e kredive gjatë një periudhe gjashtë vjeçare pritet që të arrihet një efekt në ekonomi prej 360 milion euro investime të reja”, tha Havolli.

Ai po ashtu tha se ky fond do të jetësohet gjatë vjeshtës.

Havolli: Gjatë vjeshtës fondi për punësim dhe investime i dërgohet qeverisë

“Fondin për investim edhe për punësim pritet të dërgohet në qeveri gjatë vjeshtës ku edhe do të parashihen edhe shtylla tjera se si do të funksionoj fondi për investime dhe për punësime dhe natyrisht ne përmes kësaj synojmë edhe sektorët e prodhimit të fillojnë me trendë pozitive në paraqitjen e gjendjes së tyre edhe në rritjen e tyre”, tha Havolli.

Me këtë Rast Safet Gërxhaliu ka prezantuar barrierat kryesore me të cilat ballafaqohen bizneset si dhe progresin në disa fusha. Ky i fundit ka thënë se si barrierë kryesore mbetet mungesa e energjisë elektrike, mungesa e parasë kesh, normat e larta të kredive e tjera.

Gërxhaliu, tha se të gjitha k ëto po ndikojnë edhe në krijimin e vendeve të reja të punës.

Gërxhaliu: Kemi mungesë të keshit

“Në qoftë se mendohet krijimi i vendeve të reja të punës por po e shihini që një barrierë kryesore është mungesa e keshit edhe e pagimit të obligimeve mes kompanive në aspektin intern. Ju po e shihni që paraja e Kosovës eksportohet e gatshme me import dhe mbetet shumë pakë para e gatshme që të jetë në funksion të sektorit privat dhe të përmbushjes së obligimeve interne . Besoj mu nga kjo del edhe ajo përqindja që krahas kamatave të larta bankare duhet të hulumtohen edhe forma tjera alternative për të mbështetur sektorin privat dhe vërtet ky sektor kurcial ose substancial për zhvillimin ekonomik të Kosovës të jetë prioritet”, tha Gërxhaliu.

Ai po ashtu ka prezantuar rekomandimet e që sipas tij janë përmirësimi i energjisë elektr ike me çmim të përballueshëm kosto të përballueshme të financimit, stimulimin e prodhimit .

Po ashtu sipas OEK , në tre mujorin e dytë të 2015-ës përqindja e bizneseve që e konsiderojnë situatën aktuale të kënaqshme ka shënuar rritje krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, respektivisht gjendja është përmirësuar për 6 për qind, respektivisht nga 29 për qind sa ishte në tre mujorin paraprakë 22 për qind. Ndërsa sipas kësaj analize të ODEK, si pengesa kryesore të bërit biznes janë mungesa e mjeteve financiare,kamatat e larta , vështirësi në marrjen e kredive tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat