MMPS marrëveshje mirëkuptimi me kryetarin e Graçanicës

Kosova

MMPS marrëveshje mirëkuptimi me kryetarin e Graçanicës

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 13:52

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi dhe Kryetari i Komunës së Graçanicës, Vladeta Kostic kanë nënshkruar sot një marrëveshje mirëkuptimi për shërbimet rezidenciale-institucionale.

Sipas një komunikate për media thuhet se kjo marrëveshje është arritur në funksion të ofrimit më të mirë, më efikas dhe më afër qytetarëve të shërbimeve rezidenciale-institucionale.

Marrëveshja parasheh bartjen e përgjegjësive te komuna për menaxhimin me staf dhe me Shtëpinë për Persona të Moshuar dhe pa Përkujdesje Familjare në Graçanicë.

Konform legjislacionit në fuqi, sipas kësaj marrëveshjeje, thuhet se ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale siguron që në proces të zbatimit të politikave dhe legjislacionit, realizohet përmbushja e standardeve të kërkuara në ofrim të shërbimeve sociale.

Në bashkëbisedim me kryetarin e komunës së Graqanicës, Ministri Abrashi theksoi se kjo marrëveshje vie në përputhje me vendosmërinë e tij që shërbimet sociale të zbresin sa më afër qytetarit.

Sipas Abrashit, në këtë mënyrë edhe do të bëhej përmirësimi i cilësisë së shërbimeve dhe llogaridhënies institucionale në nivel komunal./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat