Nesër në Gjakovë mbahet Konferenca e Investitorëve

Kosova

Nesër në Gjakovë mbahet Konferenca e Investitorëve

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 12:09

Komuna e Gjakovës me mbështetje të sektorëve të ndryshme për zhvillim të qëndrueshmit, do të organizojë për herë të parë konferencën e Investitorëve që do të mbahet nesër.

Konferenca e Investitorëve ka për qëllim promovimin e Komunës së Gjakovës dhe regjionit të saj, si një destinacion me potencial për investitorët e jashtëm dhe lokal.

Objektivat e Konferencës janë krijimi i një platforme prezantuese për qytetin e Gjakovës dhe regjionin e saj, prezantimi i mundësive për investime në zonat kryesore aktuale, prezantimi i zonave atraktive të qytetit të Gjakovës si një qytet për të punuar, jetuar dhe për të bërë biznes, prezantimi i projekteve dhe materialeve promovuese për zonat me potencial investimi, shkëmbimi i ideve ndërmjet bizneseve, investitorëve, Komunës dhe qytetarëve.

Konferenca e Investitorëve, sipas një njoftimi të Komunës së Gjakovës do të sjellë një diskutim rreth projekteve konkrete me qëllim të mbështetjes së tyre, në ngritjen e kapaciteteve në fushën e Ekonomisë dhe Infrastrukturës për një zhvillim të përgjithshëm të Komunës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat