Dështon mbledhja e PDK-së për Specialen, mblidhen sërish nesër

Kosova

Dështon mbledhja e PDK-së për Specialen, mblidhen sërish nesër

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 07:23

(E plotësuar) Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës pritet nesër të mblidhet për të diskutuar për themelimin e Gjykatës Speciale.

Xhavit Haliti, në një prononcim për Gazetën Express ka konfirmuar se takimi që ishte dashur të mbahej sot është shtyrë për nesër

"Jo sot PDK nuk ka takim.. takimi është shtyrë për nesër ku do të mblidhemi të gjithë dhe do të diskutojmë për Gjykatën Speciale, mirëpo këto janë të gjitha informacionet që kam", shtoi Haliti.

Ndryshe, dje Kryeministri Mustafa ka mbledhur kabinetin qeveritar për të diskutuar për Gjykatën Speciale. Zëdhënësi i Qeverisë Arban Abrashi ka thënë se ende janë duke bërë përpjekje për t’i siguruar votat.

Dështon mbledhja e PDK-së

Mbledhja e Grupit Parlamentarë të Partisë Demokratike të Kosovës e cila ishte thirrur për sot në orën 11:00 nuk do të mbahet.

Këtë e konfirmoi deputetja e Partisë së Drejtësisë Labinotë Demi - Murtezi, e cila tha se mbledhja është shtyrë për nesër.

“Ka qenë për sot në orën 11:00, por na lajmëruan se është shtyrë. Mbledhja është shtyrë për nesër dhe besoj që koha e mbajtjes do të jetë e njëjtë”, tha Murtezi

Specialja mbledh sot deputetët e PDK-së

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës do të mblidhen sërish sot për të diskutuar rreth votave për Gjykatën Speciale.

Kështu ka bërë me dije një burim i Agjencisë së Lajmeve KosovaPress, i cili mohoi të ketë pasur takim gjatë ditës së djeshme.

“Sot nuk ka pasur kurrfarë takimi rreth kësaj çështje. Nesër në orën 11:00 do të mblidhemi të gjithë dhe pas kësaj do të japim edhe detaje të reja rreth kësaj çështje”, tha ky burim për KosovaPress-in.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat