Murati: Po kapitalizohen potencialet e diasporës

Diaspora

Murati: Po kapitalizohen potencialet e diasporës

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 07:19

Ministri i Diasporës, Valon Murati ka bërë me dije se është duke u punuar për kapitalizmin e potencialeve të shumta të diasporës.

Ai ka deklaruar se për ta realizuar këtë synim janë krijuar shumë rrjete profesionale të të rinjve dhe të biznesit nëpër botë.

Sipas tij, sivjet është shtuar edhe intensiteti i punës dhe eliminimi i barrierave për investimet e diasporës në Kosovë. Rezultatet preliminare të regjistrimit të diasporës, Murati ka treguar se do të publikohen në vitin 2017.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat