Ganimete Musliu “ngrin kry”, nuk i bindet shefit për Speciale

Kosova

Ganimete Musliu “ngrin kry”, nuk i bindet shefit për Speciale

Më: 27 korrik 2015 Në ora: 23:56

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, është në mesin e atyre deputetëve të PDK-së që publikisht kanë dalë kundër themelimit të Gjykatës Speciale.

Ganimete Musliu u shpreh se mendimin e saj për themelimin apo jo të Gjykatës Speciale e ka dhënë kohë më parë dhe se ai nuk ka ndryshuar, pa dashur të prononcohet më tepër për këtë çështje.

“Nuk kam se çfarë të prononcohem. Mendimin për Specialen e kam dhënë kohë më parë”, ka thënë Musliu.
Dihet se Musliu që nga propozimi për themelimin e Gjykatës Speciale ka dhënë mendim kundër themelimit të sajm transmetojn mediat në vend.

E gjatë ditës së sotme, Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ka deklaruar se tashmë janë bindur shumica e deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës të cilët e kanë kundërshtuar Gjykatën Speciale dhe se të njëjtit tashmë kanë ndërruar qëndrimin e tyre.

Mirëpo duket e mendimi i deputetes nga radhët e së njëjtës parti me Grabovcin nuk ka ndryshuar. Ajo u shpreh se mendimin për Specialen e ka dhënë kohë më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat