Avni Arifi e nis me strukturim të AAK-së në Prishtinë (Foto)

Kosova

Avni Arifi e nis me strukturim të AAK-së në Prishtinë (Foto)

Më: 27 korrik 2015 Në ora: 23:37

Kryetari i ri i Degës së AAK-së në Prishtinë, Avni Arifi ka publikuar disa fotografi me mbishkrim ku thotë se po strukturon dhe zgjeron AAK-në në Prishtinë.

Arifi sonte kishte mbledhur nëndegën e lagjes Dardania, ku edhe kishin zgjedhur kryetarin e ri të kësaj nëndege, që është Mentor Çitaku. Në këtë takim vërehej të merrte pjesë edhe kryetarja e rinisë së AAK-së, Diellza Hoti.

“Sonte në kuadër të strukturimit dhe zgjerimit të Aleancës në kryeqytet në lagjen Dardania u krijua nëndegë e re e AAK-së.Kryetar i nëndegës u zgjodh afaristi Mentor Çitaku ekonomist i diplomuar nga Prishtina. Kjo nëndegë është e përbërë pothuajse tërësisht nga qytetarë që pêr herë të parë janë pjesë e Aleancës pēr Ardhmërinë e Kosovës. Aleanca për Prishtinë në muajt e ardhshëm do të do të vazhdoj procesin e ofrimit të vizionit të saj për ndryshim në të gjitha pjesët e kryeqytetit dhe shpreh gatishmërinë e plotë të bashkëpunoj me çdo qytetarë që don të jetë pjesë e këtij ndryshimi.”


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat