Mitrovicë, vazhdoi gjykimi i 8 serbëve që sulmuan personelin e EULEX-it më 2012

Kosova

Mitrovicë, vazhdoi gjykimi i 8 serbëve që sulmuan personelin e EULEX-it më 2012

Më: 27 korrik 2015 Në ora: 22:17

Në Gjykatën Themelore në Mitrovicën e veriut sot ka vazhduar gjykimi ndaj 8 serbëve nga Zubin Potoku, të cilët akuzohen për vepra penale për shkak të dyshimit se kanë sulmuar personelit e OKB-së dhe EULEX-it gjatë krizës së korrikut të vitit 2012.

Gjykimi ndaj Sllobodan Sovrlic, Slavoljub Veliçkoviqit, Boban Janiçijeviç, Patriot Tomoviq, Zharko Jakshiq, Uros Bozovic, Dragan Gjuroviç dhe Branko Radulovic ka vazhduar sot me dëshminë e katër dëshimtarëve nga Zubin Potoku, ku njëri prej tyre është polic nga stacioni i Zubin Potokut, përcjellë Veriu.info.

Mirëpo, asnjëri nga dëshmitarët nuk i ka lidhur të akuzuarit me veprat të cilat janë ngarkuar. Në seancën e 29 korrikut, do të dëshmojnë policët e EULEX-it.

Ndryshe, siç transmeton Veriu.info, tetë serbë nga Zubin Potoku janë akuzuar me vepra të shumta, në mesin e tyre – vepra penale që kanë rrezikuar personelin e Kombeve të Bashkuara, parandalimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, sulm ndaj një oficeri në kryerjen e detyrave zyrtare, pjesëmarrje në një turmë që kryen vepër penale, dëme ndaj pasurisë së luajtshme dhe vjedhje.
Aktakuza kundër tetë serbëve është ngritur në tetor të vitit të kaluar nga prokurori i EULEX-it, Pascal Parsuns, dhe dëgjimi i parë u mbajt në herë të dytë në nëntor – i pari më 7 nëntor, dhe pastaj 18.

Në seancën më 18 nëntor të vitit të kaluar, të gjithë të akuzuarit, pas leximit të aktakuzës, u deklaruan të pafajshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat