​Specialja mbledh sërish nesër deputetët e PDK-së

Kosova

​Specialja mbledh sërish nesër deputetët e PDK-së

Më: 27 korrik 2015 Në ora: 21:46

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës do të mblidhen sërish nesër për të diskutuar rreth votave për Gjykatën Speciale.

Kështu ka bërë me dije një burim i Agjencisë së Lajmeve KosovaPress, i cili mohoi të ketë pasur takim gjatë ditës së sotme.

“Sot nuk ka pasur kurrfarë takimi rreth kësaj çështje. Nesër në orën 11:00 do të mblidhemi të gjithë dhe pas kësaj do të japim edhe detaje të reja rreth kësaj çështje”, tha ky burim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat