Vazhdon moti i nxehtë, nga e enjta mundësi për riga lokale shiu

Kosova

Vazhdon moti i nxehtë, nga e enjta mundësi për riga lokale shiu

Më: 27 korrik 2015 Në ora: 21:09

Ditëve të ardhshme do të vazhdoj edhe më tutje të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë.

Nga e enjta gjatë orëve të mbrëmjes dhe të premten vende-vende priten mundësi për riga lokale shiu dhe bubullima. Temperaturat maksimale do të jenë në rritje graduale nga 33C deri në 35C, e të premten do të zbresin lehtë në 30C, për tu ngritur të shtunën sërish deri në 34C. Temperaturat minimale do të luhaten nga 18C deri 19C. Era do të fryejë drejtimesh të ndryshme nga 1-7m/s.
Shtypja atmosferike do të mbetet stabile, por nën vlera normale, e nga e premta do të jetë në rritje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat