Grabovci: AAK ia huqi me të madhe interpelancës

Kosova

Grabovci: AAK ia huqi me të madhe interpelancës

Më: 27 korrik 2015 Në ora: 19:44

Shefi i grupit parlamentar i PDK-së, Adem Grabovci, ka thënë sot për Tribuna Chanel se kërkesa për interpelancë e thirrur nga Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, me ministrin e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural,Memli Krasniqi, ka qenë e adresuar gabimisht.

Ai tha se kërkesa e tyre ka të bëjë me sektorë të tjerë dhe jo me atë që udhëheqë ministri Krasniqi.

“Rekomandimet që i ka kërkuar iniciuesi nuk kanë të bëjnë me fushën që i mbulon z.Krasniqi.

Krejtësisht ka të bëjë me sektorë të tjerë, ka të bëjë me ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë dhe pjesa tjetër ka të bëjë me agjensionin i cili është në mbikëqyrje të kryeministrit. Prandaj ne kërkuam por edhe zoti Krasniqi ka kërkuar që iniciuesi të sqarojë adresimin. Krasniqi ka treguar gatishmëri për çdo gjë që është në kompetencat e tij. Është krejtësisht tjetër nëse ministrat dhe kabineti merren vesh për të përfaqësuar njëri tjetrin, por në rastin konkret iniciuesi ka bërë një lajthitje të rëndë dhe adresimi ka qenë jo i drejtë”, ka thënë Grabovci.

Sipas Grabovcit , “pretendimet për të dalë se ministri ka hezituar janë të paqëndrueshme, përkundrazi ministri Krasniqi ka treguar gatishmërinë për t’iu përgjigjur të gjitha pyetjeve rreth asaj që ju interesojnë deputetëve të kuvendit të Kosovës”.

Interpelanca ishte thirrur nga Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për gjendjen e krijuar në industrinë e prodhimeve të qumështit dhe produkteve të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat