Qeveria po punon për mbledhjen e votave për Specialen

Kosova

Qeveria po punon për mbledhjen e votave për Specialen

Më: 27 korrik 2015 Në ora: 19:26

Qeveria e Kosovës është duke u munduar që të procedojë amendamentin për ndryshimet kushtetuese që do t’i hap rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.

Por, se kur do ndodhë një gjë e tillë nuk dihet. Zëdhënësi i Qeverisë Arban Abrashi, tregoi për KosovaPress se Qeveria është duke bërë përpjekje për votat, por pa dhënë ndonjë detaj më shumë.

Ai, mohoi që Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa të ketë mbledhur kabinetin qeveritar për këtë punë, por tha se një gjë e tillë duhet të bëhet.

“Aktualisht po punohet në mënyrë që në momentin kur të sigurohen votat kjo çështje të përfundohet në Kuvend”, tha Abrashi për KosovaPress.

E se është e rëndësishme që kjo gjë të bëhet sa më shpejt, e tha edhe Abrashi, duke shtuar se me votimin e Speciales Kosova përmbush një prej detyrimeve të saj ndaj partnerëve ndërkombëtar.

“Ky do të jetë një hap i rëndësishëm për Kosovën, pasi që duke kryer këtë proces, ne përmbushim një prej detyrimeve tona në raport me partnerët ndërkombëtar dhe do të jetë t regues i përkushtimit tonë të brendshëm për ecjen përpara dhe zbardhjen e drejtësisë”, tha Abrashi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat