Edhe një familje skamnore bëhet me shtëpi të re

Kosova

Edhe një familje skamnore bëhet me shtëpi të re

Më: 27 korrik 2015 Në ora: 18:52

Familja e Mahmut Ajetit nga fshati Torinë, e cila ka jetuar në kushte të vështira, nga dita e sotme është bërë me shtëpi të re, të cilën e ka ndërtuar Komuna e Lipjanit në bashkëpunim me një grup biznesmenesh.

Kryetari i komunës së Lipjanit Imri Ahmeti sot ua ka dorëzuar zyrtarisht çelësat e shtëpisë familjes Ajeti. Në këtë rast kryetari Ahmeti ka uruar familjen Ajeti për shtëpinë e re duke theksuar se ky akt është një nga shumë rastet e mira që po bëjmë ne si shoqëri, ku po mundohemi ti ndihmojmë të gjitha ato familje që kanë nevojë.

Në të njejtën kohë, Mahmut Ajeti, ka falenderuar kryetarin Ahmeti, për ndërtimin e shtëpisë së re dhe për përkrahjen e vazhdueshme që po bënë për familjet nevojtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat