Hyseni në Suharekë: Nuk ka rrezik nga terrorizmi

Kosova

Hyseni në Suharekë: Nuk ka rrezik nga terrorizmi

Më: 27 korrik 2015 Në ora: 17:02

Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, në Suharekë, ka siguruar qytetarët se nuk rrezikohen nga terrorizmi.
Këtë ai e përsëriti disa herë në takimin e rregullt të Këshillit për Siguri në Bashkësi. Ai tha se është obligim i familjes që të kujdesen për edukimin e fëmijëve të tyre, por edhe imamët duhet të kenë kujdes kur predikojnë fenë.

“Kosova nuk do të lejoj kurrsesi radikalizmin dhe prishjen e harmonisë ndërfetare”, ka thënë Hyseni raporton RTK.

Sipas tij, ka intenca aty-këtu që shoqëria jonë të radikalizohet, që në shoqërinë të zë fill një tip i të menduarit ekstremist ose edhe ma keq, një tip i të menduarit për dhunë ekstremiste.

“Shoqëria e Kosovës e ka për obligim që të parandalojë çfarëdo lloj ekstremizmi të shoqërisë së vet ose radikalizmit të shoqërisë së vet”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat