LDK: Ja veprimet antiligjore të Shpend Ahmetit

Kosova

LDK: Ja veprimet antiligjore të Shpend Ahmetit

Më: 27 korrik 2015 Në ora: 09:44

​Grupi i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin e Prishtinës ka reaguar ndaj Komunës së Prishtinës, duke thënë se po përjashtimin nga puna zyrtarë të niveleve të ndryshme, për shkak të “bindjeve politike”. Sipas tyre, Shpend Ahmeti, duke shkelur çdo normë po punëson aktivistë partiakë të VV, me kontratë mbi vepër, veprime këto të kundërligjshme, tendencioze dhe tipike politike.

LDK-ja e Prishtinës konsideron se tash e gati dy vjet, dështimi dhe humbja që po i shkaktohet kryeqytetit nga një qeverisje jodemokratike, përjashtuese dhe jostabile në kryeqytet, ka marrë përmasa të shkeljeve të drejtpërdrejta të ligjeve dhe për më keq të të drejtave të njeriut.

“Përjashtimi nga puna i punëtorëve të Komunës së Prishtinës, i shërbyesve civilë, i zyrtarëve të niveleve të ndryshme, për shkak të “bindjeve politike” është i papranueshëm. Nxjerrja pa kurrëfarë vlerësimi a performance profesionale sipas procedurave ligjore, përveçse është shkelje e ligjit, në shumë raste të përjashtimit nga puna përbën shkelje të të drejtave të njeriut, është diskriminim dhe cënim i të drejtave dhe dinjitetit njerëzor ndaj punëtorëve, të cilët me indinjatë po shprehin pezmin e tyre njerëzor ndaj akteve të tilla. Edhe më i rëndë del veprimi i kryetarit Ahmeti, që nà « vendin e punës të të përjashtuarve nga puna, duke shkelur çdo normë, punëson aktivistë partiakë të VV, me kontratë mbi vepër, veprime këto të kundërligjshme, tendencioze dhe tipike politike”, thuhet në reagimin e LDK-së.

Sipas tyre, rastet e të përjashtuarëve, ata të cilët po i kthen gjykata, ose Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, me të kthyer në vendin e punës, ndaj të njëjtëve ngritet procedurë disiplinore për largimin e sërishëm nga puna dhe nga buka e tyre.

“Këto janë veprime diskriminuese dhe antiligjore të kryetarit Shpend Ahmeti, i nxitur dhe i kapur nga zyra politike e VV”, thuhet në reagim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat