Sot filloi një epokë e re e bashkëpunimit në mes të Qeverisë dhe Shoqërisë Civile

Kosova

Sot filloi një epokë e re e bashkëpunimit në mes të Qeverisë dhe Shoqërisë Civile

Më: 22 korrik 2015 Në ora: 15:28

Sot, Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) dhe OJQ Lens organizuaneventin përmbyllës me rastin e finalizimit të projektit “Platforma për e-pjesëmarrje bazike.”
Në kuadër të projektit “Platforma për e-pjesëmarrje bazike” të mbështetur nga Komisioni Evropian dhe Ambasada Holandeze, instituti INDEP dhe OJQ Lens kanë zhvilluar web aplikacionin www.e-konsulta.net, që ndihmon fuqizimin e shoqërisë civile në Kosovë. Projekti ka për qëllim mundësimin e përfshirjes së organizatave të shoqërisë civile në proceset vendimmarrëse në Kosovë përmes shfrytëzimit të teknologjisë informative.
Në këtë ngjarje ishin pjesëmarrës përfaqësues nga Zyra për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile si dhe mediat vendore.
Në fjalën hyrëse, znj.LeartaHollaj nga INDEP theksoi që ky projekt është realizuar konform objektivave të Strategjisë Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile 2013-2020 dhe ka për qëllim avancimin dhe përmirësimin e marrëdhënieve në mes të këtyre dy palëve. Për më tepër platforma do të kontribuoj në rritjen e transparencës së punës së organizatave dhe Qeverisë si dhe do të ofroj mundësi të barabarta për të gjitha OJQ-të që të japin kontributin e vet në procesin e vendimmarrjes në Kosovë.
Në anën tjetër, z. PhilipMellish, përfaqësues i zyrës së BE në Kosovë, theksoi që projekte si kjo dhe të përkrahura nga zyra e BE, dëshmojnë përkushtimin e Bashkimit Evropian për të kontribuar në ngritjen e kualitetit të punës së bërë nga ana e organizatave të shoqërisë civile në vend si kontribuojnë dukshëm në përmirësimin e raporteve në mes të Qeverisë dhe Shoqërisë Civile.
Z.Habit Hajredini nga Zyra për Qeverisje të Mirë u shpreh që kjo platformë do të përfshihet në udhëzimin e ri administrativ për organizimin e konsultimeve publike, gjë që do të bëj të obligueshëm për organet qeveritare përdorimin e e-Konsultës. Për më tepër Zyra për Qeverisje të Mirë do të luaj rol monitorues përmes një Sekretariati i cili ndër të tjera, do të mbledhë dhe publikojë të dhëna gjashtë mujore në lidhje me konsultat publike dhe nivelin e kontributit të shoqërisë civile bërë përmes e-Konsultës.
Njëkohësisht, znj. Valdete Idrizinga CIVIKOS vlerësoi edhe njëherë rolin e rëndësishëm të kësaj platforme e cila sipas saj do të lehtësoj dhe avancoj komunikimin mes shoqërisë civile dhe Qeverisë, dukë ofruar një model të sofistikuar të bashkëpunimit.
Me këtë rast për pjesëmarrësit u prezantua edhe cikli i politik bërjes në Qeveri si dhe mënyra se si funksionon e-Konsulta dhe si mund të shfrytëzohet ajo për fuqizim të rolit të organizatave të shoqërisë civile si dhe për kyçje të drejt për drejt të tyre në proceset vendimmarrëse në vend. Gjatë prezantimit, Dardan Abazi nga INDEP, theksoi qëplatforma në fjalëështë në përputhje edhe me standardet e përcaktuara në Udhëzuesin Qeveritar për organizimin e Konsultimeve Publike pasi që ofron një mënyrëefiçiente dhe efikase për realizimin e konsultave publike.
Vlen të theksohet që projekti ka filluar të zbatohet në dhjetor të vitit 2013 dhe deri në finalizimin e tij ai ka kaluar në disa faza, përfshirë këtu: identifikimin e të gjitha organizatave joqeveritare aktive në vend, dizajnimin eplatformës, regjistrimin e OJQ-ve në platformë, komunikimin dhe bashkëpuniminme Qeverinë dhe ministritë përkatëse,plasimin e trajnimeve për ngritjen e kapaciteteve të OJQ-ve si dhe organzimin e panaireve të OJQ-ve në 7 qendrat më të mëdha në Kosovë.
Përderisa eventi i sotëm shënoi përfundimin e projektit, ashtu siç u shpreh z. Hajredini, kjo ngjarje shënon vetëm fillimin e punës në nivel të Qeverisë për jetësimin eplatftormës dhe për përdorimin e saj për qëllimin primar qëështë institucionalizimi i marrëdhënieve në mes të shoqërisë civile dhe Qeverisë. /BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat